Forum.: | PortaL |:.GalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SI TE PASTROJME PC NGA RREKLAMAT DHE SPIUNET

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Go0s3
Super/Moderator
Super/Moderator


Numri i postimeve : 64
Age : 24
Vendi : En Pc
Registration date : 26/09/2008

MesazhTitulli: SI TE PASTROJME PC NGA RREKLAMAT DHE SPIUNET   Mon Sep 29, 2008 9:52 pm

Si të pastrojmë kompjuterin nga raklamat dhe spiunët

Në këtë temë janë mbledhur të gjitha pyetjet dhe përgjigjet në lidhje me programet reklamues, spiunë, dhe programe të tjera keqbërëse.

Çfarë janë adware, spyware?
Adware quhen programet që bëjnë reklama. Spyware quhen programet që përgjojnë përdorimin e kompjuterit, zakonisht faqet që viziton në internet ose emailin. Programet që përgjojnë internetin mundohen të zbulojnë se çfarë i intereson përdoruesit dhe dërgojnë reklama që u përshtaten atyre interesave.

Çfarë dëmi shkaktojnë në kompjuter?
Ka shumë programe të ndryshme në këtë grup por shumica përqëndrohen në këto:
- Ndryshimi i faqes së hapjes të shfletuesit (internet explorer, netscape, aol, msn, etj).
- Instalimi i ikonave të reja në krye të shfletuesit. Zakonisht këto ikona janë për kërkimin e internetit, dyqane, bixhoz, pornografi, shkarkime (download), etj.
- Hapja e dritareve ose mesazheve të ndryshme që ju ofrojnë të blini diçka, të vizitoni një faqe, të luani një lojë, të merrni një shpërblim/llotari që keni fituar, etj.
- Gjurmimi dhe përgjimi i faqeve që vizitoni me qëllim që të bëjnë reklama që u interesojnë.
- Ngadalësojnë kompjuterin dhe lidhjen e internetit.
- Ngarkojnë kompjuterin me programe të shumta.
- Fshihen në kompjuter dhe nuk të japin mundësi për ti hequr.

Lexoni pyetjet e shtruar në këtë temë për probleme të tjera të shkaktuar nga këto programe.

Si futen në kompjuter?
- Duke hapur një program që i instalon ato. Ky program mund të futet në kompjuter nga emaili, mund të shkarkohet nga faqet e internetit, nga Kazaa, shkëmbimi i skedarëve në Chat (mirc, msn, yahoo, aol), e plot të tjera.

- Shumë nga këto programe instalohen me, ose pa dijen tënde, kur viziton një faqe interneti. Këto faqe përdorin mënyra nga më të ndryshmet me dritare të vogla pop-up, mesazhe të ndyshme, cookies, reklama, flash, activex, etj që të gënjejnë ose detyrojnë përdoruesin për të instaluar reklamat, për të ndryshuar faqen e hapjes në internet explorer, për të instaluar një toolbar, etj.

Disa prej këtyre faqeve shfrytëzojnë gabimet ose konfiguracionin e gabuar të shfletuesit (internet explorer) dhe instalohen menjëherë pa bërë asnjë pyetje.

- Një pjesë tjetër e programeve parazitë vijnë bashkë me programe të tjera. Pothuajse të gjithë programet e vegjël që ofrohen falas si Kazaa, Date Manager, Time Manager, Calendar, Gator, lojra interneti, gjatë instalimit futin në kompjuterin tuaj edhe programet parazitë që përgjojnë veprimtarinë e komjuterit dhe pastaj dërgojnë reklama në lidhje me informacionin që përgjuan. psh: Nqs unë hap një faqe me muzikë të Madonës, programi spiun do ta shikojë këtë dhe do dërgojë një reklamë për të blerë një album të Madonës.

Kini kujdes se disa nga programet që hiqen sikur i ndalojnë reklamat, instalojnë akoma më shumë. Përdorni vetëm programet serioze si Ad-Aware (jo adware), Spybot, CWShredder.

Si t'i parandaloj programet reklamues dhe spiunë?
- Azhurnoni windows duke vizituar faqen www.windowsupdate.com ose duke hapur Windows Update nga menuja start e kompjuterit. Në këtë faqe mund të merrni të gjitha freskimet që nxjerr Microsoft për mbrojtjen në internet, sigurimin e kompjuterit, etj. Në disa kompjutera azhurnimi bëhet vetvetiu por nqs zgjidhni ta bëni vetë, përdorni një nga mënyrat e lart-përmëndura njëherë në muaj.
- Mos hapni dhe mos instaloni asnjë program pa ditur se çfarë përmban.
- Mos hapni asnjë skedar të bashkëngjitur në email, nqs nuk e keni kërkuar atë. Shumica e skedarëve të infektuar kanë prapashtesat .exe .pif .bat .js
- Tregoni kujdes edhe sikur emaili të duket sikur është dërguar nga një miku juaj pasi adresa e dërguesit mund të jetë e fallsifikuar.
- Mos pranoni të merrni asnjë skedar në chat përveç fotografive me prapashtesën .jpg .gif .png .tif ose skedarëve tekst me prapashtesën .txt .doc. Kini kujdes se disa skedarë mund të kenë dy prapashtesa .jpg.exe ose .gif.pif për tu gënjyer.
- Mos vizitoni faqe që hapin shumë dritare, ose që u bëjnë pyetje për instalimin e programeve. Shumica e programeve keqbërëse kërkojnë leje nga ju para se të instalohen. Lexoini me kujdes pyetjet që u bën kompjuteri dhe pastaj zgjidhni Po ose Jo (Ok/Cancel, Yes/No).
- Mos u gënjeni me reklamat që ju ofrojnë të instaloni programe ose lojra falas. Ndërtimi i programeve kërkon mundim të madh dhe janë të pakët programet që shpërndahen falas. Programet që janë falas zakonisht e nxjerrin fitimin duke reklamuar.
- Nqs zgjidhni të instaloni këto programet, gjatë instalimit mund t'ju ofrojnë programe të tjera. Mos i pranoni këto oferta.

Si të pastroj kompjuterin nga këto programe keqbërëse?
Programet me të sukseshme për pastrim janë Ad-aware, Spybot dhe CWShredder. Ka dhe programe të tjera por mund të perdoren vetëm për 15 ose 30 ditë dhe pastaj duhet t'i blini. Ad-aware, Spybot, CWShredder dhe programet e tjera pa pagesë mund t'i merrni duke klikuar http://www.download.com/3150-8022_4-0-1-4.html?qt=&author=&titlename=&desc=&dlcount=&daysback=&swlink=&gfiletype=&os=&li=49&dlsize=&ca=
Janë të renditura sipas numrit të përdoruesve.

Nqs përdorni Windows 2000 ose Windows XP, mund të merrni edhe programin që ka ndërtuar vetë Microsoft për këtë problem. Quhet Windows Defender dhe ju mundëson pastrimin, si dhe mbrojtjen e kompjuterit për të ardhmen. Mund ta shkarkoni ne http://www.microsoft.com/downloads/details.aspx?FamilyID=435bfce7-da2b-4a6a-afa4-f7f14e605a0d&DisplayLang=en

Një mënyrë tjetër është kontrolli nëpërmjet faqeve të internetit. Një nga këto faqe është ajo e kompanisë Trend Micro. Vizitoni këtë faqe http://us.trendmicro.com/us/products/personal/free-tools-and-services/index.html dhe ndiqni udhëzimet për të kontrolluar kompjuterin për reklama e spiunë.

Shënim: Të gjithë programet/shërbimet e përmendur më lart janë falas dhe mos u gënjeni nga reklamat që u premtojnë pastrim më të mirë kundrejt pagesës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
SI TE PASTROJME PC NGA RREKLAMAT DHE SPIUNET
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: PC & Console :: Tutorials/Mesime-
Kërce tek: