Forum.: | PortaL |:.GalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fjalori informatik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Go0s3
Super/Moderator
Super/Moderator


Numri i postimeve : 64
Age : 24
Vendi : En Pc
Registration date : 26/09/2008

MesazhTitulli: Fjalori informatik   Mon Sep 29, 2008 10:20 pm

A

ADN - Advanced Digital Network Shqip: Rrjeti Digjital i Avancuar : është lidhje 56Kbps "leased-line" ose lidhje e kontraktuar.

AFP - Shqip: AFP (I) : Shkurtesa për AppleTalk Filing Protocol. Ky protokol përdoret nga makinat jo-Apple për t'u lidhur në rrjeta dhe servera AppleTalk. AFP over TCP/IP lejon lidhjen në AFP serverë përmes TCP/IP rrjetave....

AI - Shqip: IA (I) : Inteligjenca Artficiale - fushë e shkencave kompjuterike që ka të bëjë me simulimin e të menduarit, emocioneve e të mesuarit nëpër makina kompjuterike. Inteligjenca artificiale bazohet në të mësuarit e makinës,...

algorithm - Shqip: algoritëm : Procedurë, formulë apo skemë e instruksioneve të njëpasnjëshme (të fundme) për të zgjidhur një problem të caktuar. Këto instruksione, përkthehen në gjuhë përkatëse programuese në mënyrë që problemi të zgjidhet praktikisht....

Alpha - Shqip: Alpha (I) : Procesori Alpha është RISC arkitekturë e zhvilluar nga Digital. Gati gjith sistemet operative të njohura punojnë nën Alpha. UNIX, Windows, Linux, BSD dhe AmigaOS janë shembuj të OS që punojnë nën Alpha....

ALU - Shqip: ALU (Arithmetic Logic Unit) - është njësia e procesorit që bën kalkulimet aritmetike (mbledhja, zbritja etj), logjike (AND, OR, NOT etj) si dhe operacione të ngjajshme.

AND - Shqip: AND : Lloj i derës (gate) logjike rezultati është 1 vetëm atëherë kur dy hyrjet janë 1, ndërsa është 0 për gjitha tjera mundësitë tjera.

ANSI - Shqip: ANSI : American National Standards Institute është organizatë private jo-profitabile për standarde e cila krijon standarde për lëmi të ndryshme për industri në SHBA. Kjo u themelua në vitin 1918 dhe është anëtare e ISO dhe IEC....

AO-DVD - Shqip: AO-DVD : Articulated Optical Digital Versatile Disc lejon vendosjen e më shumë shënimeve në disqet optike duke lejuar ruajtjen e deri më 40 - 100 herë më shumë shënimeve me transferi 5 - 30 herë më të shpejtë sesa DVD-të e sotëm....

AoE - - Shqip: AoE : ATA over Ethernet është protokol i hapur i parashikuar për transmetimin e komandave për disqe ATA përmes Ethernet. AoE është shtresë e cila qëndron mbi Ethernet dhe e cila i mbyllë (Ang: encapsulate) komandat e ATA në korniza Ethernet.... ....

AP -, Shqip: AP (I) - Shkurtesa për Access Point, pajisje harduerike ose softuer në kompjuter që luan rolion e hub-it përmes të cilit është e mundur lidhja në LAN. AP janë pika ku shfrytëzuesi lidhet me LAN në komunikime patela....

AppleTalk - Shqip: AppleTalk : Arkitekturë për LAN e ndërtuar për Apple makina dhe printer laserik. AppleTalk përkrahë skemën e kabllave për Apple LocalTalk, Ethernet dhe IBM Token

ARP - Shqip: ARP : Address Resolution Protocol- Protokol i rrjetave që përdoret për t'a gjetur MAC adresen e një makine ne rrjetë përmes IP adresës. ARP kërkesa dërgohet në rrjetë dhe makina që ka IP adresën e duhur,.. .

ASCII - Shqip: ASCII : American Standard Code for Information Interchange. Është kodi numerik standard që ka përdorimin më të madh në shkencat kompjuterike. Kjo skeme standarde e asocon vlerën numerike (integer) për shkronja (të vogla e të mëdha),... .

assembler - Shqip: asembleri : Program i cili kompajllon programet të shkruara në gjuhën asembli dhe i shndërron në kode apo gjuhë të makinës, pastaj makina mundet të ekzekutoj instrukcionet të cilat ju kan japur nga programeri. Motorola ka qipa të ndryshëm që mund të programohe... .

assembly - Shqip: asembli : Është gjuhë pak me e lartë në nivel se sa gjuha e makinës. Me anë të gjuhës asembli ju mund të jepni instrukcione që kanë më shumë lidhje me gjuhën angleze se sa me atë binare. Për shembull për të rruajtur akumulatorin A në adresën 0000 të memories n... .

B

bandwidth - Shqip: brezi i gjërësisë : Bandwidth - është tregues i mundësive të rrjetit. Bandwidth paraqet numrin i cili tregon se sa të dhëna mund të barten nga pika A në pikën B mrenda intervalit kohor. Njësia e bandwidth është bit për sekondë që shkruhet bps.... .

BCD - Shqip: BCD : Binary Coded Decimal - Sistem numerik ku çdo numër decimal (0 - 9) paraqitet me anë të 4 bitave. Psh. numri 21 në BCD është 0010 0001. .

BIND - Shqip: BIND (I) është shkurtesë për Berkeley Internet Name Domain. BIND është paketë softwer-ike apo bazë e të dhënave, që përkrah apo është pjesë e DNS (Domain Name Server) dhe ka tre komponente kryesore: DNS server,... .

biodegradable - Shqip: biodegraduese : Shprehja biodegraduese përdoret për prodhime apo gjëra të cilat kanë aftësinë për t'u zbërthyer në mënyrë të sigurt dhe shpejtë, përmes metodave biologjike, në materialet themelore natyrore. Këto prodhime mund të jenë të ngurta apo lëngëta.... .

biomimetic - Shqip: biomimetika : është përshkrim i gjerë i proceseve apo sistemeve inxhinierike të cilat e imitojnë botën biologjike. Kjo shprehje së pari është shfaqur në biokimi ndërsa sot i'u aplikohet shumë fenomeneve kimike dhe mekanike.... .

BIOS - Shqip: BIOS : Shkurtesa për Basic Input Output System. BIOS është i ndërtuar në makinë dhe përmban programin/kodin të nevojshëm për nisjen e makinës. BIOS kontrollon tastaturën, ekranin, disqet, komunikimet serike (serial) dhe gjera tjera varësisht nga prodhuesi.... .

bit - Shqip: bit : është shkurtesë për Binary Digit. Kjo është një vlerë binare pra 1 ose 0. Gjithashtu është njësia më e vogël prej të cilave gjitha ndërtohen. Bitat përdoren për matjen e gjerësisë së shkëmbimit të informatave apo masës së shkëmbimit.... .

black hole - Shqip: vrimë e zezë : është koncentrim i madh i masës në një vend që bën ritjen e forcës gravitacionale aq shumë sa që nuk lejon asgjë të del nga ajo e njëkohësisht as dritën. Vrimat e zeza kanë madhësi të ndryshme,... .

Blu-ray - Shqip: Blu-ray : apo Blu-ray Disc (BD) është emri i gjeneratës së re të disqeve optike të zhvilluara nga 13 prodhuesve të elektronikës dhe kompjuterave si Dell, Hitachi, HP, LG, Mitsubishi, Panasonic, Pioneer, Philips,... .

Bluetooth - Shqip: Bluetooth : Bluetooth është teknologji patela që përdoret për komunikim mes makinave në distanca të vogla, zakonisht rreth 10 m (transmetimet deri në 1 km janë arritur gjithashtu!). Bluetooth përdor spektrin 2.4 GHz për të lidhur makinat me shpejtësi 1 Mbps.... .

BNF - Shqip: BNF : është shkurtesë për Backus-Naur form. BNF është metasintaksë që përdoret për të paraqitur gramatikën pa kontekst (Ang: context-free grammars). BNF paraqet sintaksën (gramatikën) e një gjuhe programuese,... .

BOOTP - Shqip: BOOTP : Shkurt për Bootstrap Protocol. Ky protokol ofron kornizën për bartjën e informatave konfiguruese në makina "pa tru" të lidhura në rrjeta TCP/IP. BOOTP protokoli lejon makinës kliente të zbulon IP adresën e vet,... .

bot - Shqip: bot : (I)Shkurtesa për robot, programe të cilat kërkojnë informata nëpër internet. Makinat kërkuese si Lycos dhe Google përdorin bot-a.(II)Në terminologjinë e lojrave personazhet e shtuar në lojrën kompjuterike të dizajnuar të zëvendësojnë lojtarin e... .

BSD - Shqip: BSD : është shkurtesë për Berkley Software Distribution. Kjo është një UNIX shpërndarje e krijuar nga grupi për hulmtim të sistemeve kompjutorike i Universitetit të Kalifornisë në Berklli (ang. Univerisity of California at Berkley).... .

Bus - Shqip: Bus: (I) Bus është rruga nëpër të cilen kalon informata apo sinjali elektrik. Bus është e ndertuar prej telave paralel. CPU, RAM, dhe të gjitha I/O pajisjet janë të lidhura për Bus, dhe në këtë mënyrë, këto komponente harduerike komunikojnë mes veti nëpë... .

byte - Shqip: bajt : Njësia themelore e matjës së memories, kapacitetit dhe masës së shkëmbimit të shënimeve në kompjuter. Një bajt përbëhët nga 8 bita. Bajtat gjithmonë shënohen me B të madhe, ndërsa bitat me b të vogël. .

C

CD - Shqip: CD - Shkurtesë për Compact Disc. Ky disk optik me madhësi 12 cm mban shënimet e koduara në formatin CLV, format i cili përdorët për muzikë të kualitetit të lartë me proporcion zë/zhurmë 90 dB. Kapaciteti për shënime digjitale në CD mund të jetë 650 MB ose... .

CPU - Shqip: CPU - Shkurtesë për Central Processing Unit (sq. Njësia Qendrore Procesuese). CPU njihet edhe si procesor apo mikroprocesor dhe është përgjegjës për ekzekutimin e instrukcioneve të ndryshme. CPU konsiderohet truri i kompjuterit pasi që në të bëhen pothuajs... .

Caltech - Shqip: Caltech - Shkurtesa për California Institute of Technology. Ky institut shkencorë është i njohur për zhvillime të shumta në fizikë, kimi, biologji, tektonikë dhe gjeologji, fizikë bërthamore, teknologji ajër - hapësinore dhe astronomi.... .

carbon - Shqip: karbon - Elementi kimik Karbon është i pranishëm në shumë përbërje. Karboni është elementi i dytë më i përhapur në Gjithësi. Ky element është një nga bazat e jetës. Ekzistojnë pesë alotrope të Karbonit: amorf, grafit,... .

CERN - Shqip: QEHB - CERN është shkurtesë për Centre Européen de Recherche Nucléaire në Gjuhën Frenge që përkthehët në Qendra Europjane për Hulumtime Bërthamore. CERN është themeluar me 1954 dhe ishte një ndër projektet e para ku shtetet Europjane bashkëpunuan me sukses ... .

CERT - Shqip: CERT - CERT është shkurtesa për Computer Emergency Response Team. CERT është e bazuar në Software Engineering Institute të Carenige Mellon Unviersitetit në Pittsburgh, Pennsylvania, Sh.B.A. Kjo qendër merret me raportimin e prekshmërive si dhe me qështje tj... .

CGI - Shqip: CGI - Shkurtesë për Common Gateway Interface. CGI është teknologji që përdoret në web servera për të ekzekutuar programe në server dhe ta servojë klientin me informatat e prodhuara. CGI është e krijuar që të jetë e pavarrur nga gjuha.... .

CISC - Shqip: CISC - Akronim për "Complex Instruction Set Computer". CISC është arkitekturë e procesorëve që përdorë instuksione të mëdha dhe komplekse për të kryer operacione të ndryshme. Dizajni i CISC procesorëve është më i komplikuar.... .

clean room - Shqip: dhoma e pastër - Dhoma e pastër është ajo hapësirë ku kualiteti i ajrit, temperatura dhe lagështia janë të kontrolluara në nivel shumë të lartë. Qëllimi i kësaj është mbrojtja e pajisjeve dhe materialeve të ndieshme nga "ndotja".....

clock speed - Shqip: masa e shpejtësisë - Clock speed e kompjuterit shërben për sinkronizimin e gjitha komponenteve të makinës. Masa e shpejtësisë përbëhët nga cikli (apo një valë e sinjalit). Pra sinjali në shpejtësi 100 MHz ka 100 milion cikla në sekondë.... .

CLV - Shqip: CLV - CLV është shkurtesë për Constant Linear Velocity. Ky format përdoret në CD për të mbajtur konstante masën e leximit të bit - ave nga CD. Është e ditur që pikat më largë qendrës së CD kanë shpejtësi më të madhe sesa ato më afër qendrës.... .

cm - Shqip: cm - Njësia metrike centimeter apo cm që është një e 100 e 1 metrit. .
CMOS - Shqip: CMOS - Shkurtesë për Complimentary Metal Oxide Semiconductor. CMOS është një lloj i gjerë i gjysëmpërçuesve. CMOS mund të jenë qarqe NMOS (polaritet negativ) ose PMOS (polaritet pozitiv). CMOS përdoren zakonisht në makina dorëmbajtëse dhe ato që punojnë me ... .

compiler - Shqip: kompiluesi - Është program i cili i dekodon instrukcionet të japura nga programeri dhe i kthen ato në gjuhë të makinës, të cilat shndërrohen në objekte kodore dhe mund të ekzekutohen kurdo që nevojiten. Kompiluesi e lexon kodin burimor (source code) dhe i organiz... .

concentrator - Shqip: koncentrator (I) - Koncentratori është një lloj i multiplexor - it që kombinon kanale të ndryshme në një medium transmetues ashtu që kanalet individuele mund të përdoren në të njejtën kohë. P.sh. ISP - të përdorin koncentratorët për të bashkuar lidhjet telefonika për ... .

constellation - Shqip: yllësi - Yllësi është formacion i yjeve në qiell i emërtuar pas personave, shtazëve apo objekteve (zakonisht nga mitologjia ilire/kelte/greke/romake). Astronomët përdorin yllësitë për të caktuar pikat në hapësirë.... .

controller - Shqip: kontroller - Kontrolleri është pajisje që rregullon transferin e shënimeve nga një kompjuter në pajisje periferike ose anasjelltas. Disqet, tastaturat, ekranet, shtypësit kanë nevojë për kontroller. Zakonisht kontrolleri ndërtohet nga një qip i vetëm.... .

CPRM - Shqip: CPRM - CPRM është shkurtesë për Content Protection for Recordable Media. Ky është një mekanizëm për kontrollimin e kopjimit, lëvizjës dhe fshirjës së materialit digjital në makinë si PC ose lexues digjital të muzikës.... .

CRC - Shqip: CRC - Akronim për "Cyclic Redundancy Check". CRC është metodë për të kontrolluar nëse informatat janë tranmetuar pa u dëmtuar nëpër mediume të ndryshme. CRC numri gjenerohet para se informata të transmetohet.... .

CSMA/CD - Shqip: CSMA/CD - Shkurtesë për "Carrier Sense Multiple Access/Collision Detection". Metodë e cila përdoret në teknologjinë Ethernet, ku pajisjet mund të ndajnë një medium fizik. Kjo realizohet përmesCarrier sense — Çdo pajisje vazhdimisht shikon nëse mediumi ës... .

CUPS - Shqip: Sistemi CUPS - CUPS është shtresë për shtypje (printing) në sistemet e bazuara në UNIX. CUPS është e zhvilluar nga Easy Software Products dhe ka për qëllim të bëhët standardi për nevoja të shtypjës. CUPS përdor Internet Printing Protocol (IIP) për menagjimin e dety... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Fjalori informatik
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: PC & Console :: Tutorials/Mesime-
Kërce tek: