Forum.: | PortaL |:.GalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fjalori informatik..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Go0s3
Super/Moderator
Super/Moderator


Numri i postimeve : 64
Age : 24
Vendi : En Pc
Registration date : 26/09/2008

MesazhTitulli: Fjalori informatik..   Mon Sep 29, 2008 10:27 pm

L

LAN Shqip: LAN // Local Area Network është një grup i makinave të lidhura në të njejtin medium të komunikimit që ndajnë resurset e rrjetit dhe që gjinden në hapësirë të vogël. LAN teknologjitë janë Ethernet, Token Ring dhe FDDI.... .

laptop / Shqip: laptop // Laptop është kompjuter që gjithashtu quhet fletore sepse mund të bartet lehtë. Laptop-i mund të punoj me bateria dhe të transportohet lehtë. .

LED / Shqip: LED // LED është shkurtesë për Light Emitting Diode. Përbëhët nga p-n lidhja e cila emiton dritë. Gjerësia valore e dritës varet nga materiali ndërtues i diodës. .

LHC / Shqip: PMH // LHC është shkurtesë për Large Hadron Collider apo Përplasësi i Madh i Hadroneve. LHC është instrument fizik i përmasave të mëdha. LHC përbëhët nga tunelet nëntokësore dhe LHC shpejtësuesin. Diametri i tuneleve është disa km.... .

Linux / Shqip: Linux // Linux është zbatim i hapur (open source) dhe falas i UNIX i filluar nga Linux Torvalds, student nga Helsinki / Finlanda. Linux quhet kernel-i i sistemit operativ GNU / Linux dhe punon në shumë arkitektura si Intel,... .

LiveCD / Shqip: LiveCD // LiveCD është CD nisëse (Ang: bootable) e cila përmban një sistem operativ, së bashku me softuer tjetër. Sistemi operativ mund të ekzekutohet nga CD-ja, pa instalim në hard disk. Sistemi, apo kompjuteri,... .

M

machine language / Shqip: gjuha makinore // Çdo mikroprocesorë duhet që të i kuptoj instrukcionet që i jipen nga programeri. Për të arritur këtë kompajlleri dhe interpreteri (përkthyesi) ekzistojnë. Gjuha e makinës është krejt në numra binarë, dhe të gjitha instrukcionet në gjuhën e makinës mund... .

m
macro / Shqip: makro // Përdorimi fillestar i fjalës makro ishte në gjuhën assembler që nënkupton përhapjen e një instrukcioni gjuhësor në më shumë instrukcione. Kjo ishte e dobishme kur një instrukcion duhej të përsëritej disa herë.... .

magnitude / Shqip: magnitudë // (I) Matja e sasisë së dritës të pranuar nga objekti qiellorë. Objeket me magnitudë të vogël janë më të ndritshëm, këto objekte quhet objekte të magnitudës së parë. Dallimi mes magnitudave është prej faktorit 2.... .

MB / Shqip: MB // MB është shkurtesë për MegaByte. Një MB është 1,048,576 bajta ose 1024 KB. MB është njësi për matjen e kapacitetit memorik të kompjuterit. Me qëllim thjeshtimi MB zakonisht paraqitet si 1,000,000 bajta.... .

memory / Shqip: Memoria ose Kujtesa // Kompjuteri përdorë memorie si RAM për të mbajtur informatat dhe udhëzimet, të nevojshme për të kryer detyrat e caktuara. Në këtë mënyrë, CPU-së (Central Processing Unit) i mundësohet hyrje më e lehte dhe e shpejte në informatat dhe udhëzimet e ruajtu... .

meter / Shqip: metri // Metri, njësia m, është baza e sistemit metrik. Në fillim metri është definuar si 1 / 10,000,000 e distancës prej ekuatorit deri tek polet e Tokës por sot metri është i definuar si distanca mes dy vijave në një shkop që mbahet në Serves / Francë afër Pari... .

micron / Shqip: mikron // Mikron është emri për mikrometër apo µm 10-6 m. .

MIT / Shqip: MIT // (I) Shkurtesë për Massachusetts Institute of Technology në Cambridge, Massachusetts / SHBA. Institut i njohur teknologjik ku janë bërë hapat e parë në kompjuterikë. MIT është themeluar në 1865 nga Gjeologu William Barton Rogers.... .

MMC / Shqip: MMC // (I) MMC është shkurtesë për MultiMediaCard. Ky format për memorie është i hapur dhe zakonisht përdoret në telefona dhe MP3 lexues. MMC vjen me kapacitete të ndryshme. Madhësia e MMC është sa një pullë postale.... .

mod / Shqip: mod // (I) Ndryshime harduerike në kompjuter, konsolë, makinë apo pajisje të ndryshme elektronike. Mod-et e zakonshëm janë dritat në shtëpizat e kompjuterave apo sistemet e shtuara për ftohje. // (II)Në terminologjinë e lojrave kompjuterike mod janë ndrysh... . /b>

modem / Shqip: modem // Shkurtesë për MOdulator-DEModulator. Modemi është pajisje harduerike që i mundëson kompjuterit të transmeton informata përmes lidhjes analoge telefonike. Modemi bën shëndrimin e sinjaleve digjitale në ato analoge për t'i transferuar ato nëpër medium,... .

MODS / Shqip: MODS // (I) Shkurt për Metadata Object Description Schema e zhvilluar nga Library of Congress në SHBA. Kjo XML skemë bibliografike përdoret për shumë gjëra e sidomos për nevoja të bibliotekave. // (II) Shkurt për Multiplexed Optical Data Storage.... .
MOLA / Shqip: MOLA // MOLA është shkurtesë për instrumentin Mars Orbiter Laser Altimeter. MOLA është e vendosur në orbituesin Mars Global Surveyor (MGS) të NASA. Instrumenti transmeton pulse të laserit infrakuq në drejtim të Marsit në frekuencen prej 10 Hz.... . Mozilla / Shqip: Mozilla // Emri origjinal i shfletuesit të Netscape. Emri Mozilla përbëhet nga Mosaic dhe Godzilla. Disa mendojnë që kjo nënkupton vrasje e Mosaic (sepes Godzilla është bishë që vret) që në atë kohë ishte shfletuesi numër një.... .

MySQL / Shqip: MySQL // MySQL është një lloj i bazës së shënimeve Structured Query Language, apo SQL. Kjo bazë e shënimeve si shumica e ka gjuhën e vetë me të cilën përdoruesi komunikon për t'i thirrur të dhënat, apo për të i ruajtur ato.... .

N

NAK / Shqip: KNP // NAK është shkurtes për Negative Acknowledgement Code, Kodi Negativ i Pranimit, që është karakter kontrolle që i tregon dërguesit që porosia është pranuar nga pranuesi me gabime ose që është koruptuar gjatë transmetimit....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Fjalori informatik..
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: PC & Console :: Tutorials/Mesime-
Kërce tek: