Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Fjalori informatik...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Go0s3
Super/Moderator
Super/Moderator
Go0s3


Numri i postimeve : 64
Age : 32
Vendi : En Pc
Registration date : 26/09/2008

Fjalori informatik... Empty
MesazhTitulli: Fjalori informatik...   Fjalori informatik... Icon_minitimeMon Sep 29, 2008 10:30 pm

NAND / Shqip: Porti NAND // Lloj i derës (gate) logjike ku në rast se dy hyrjet janë 1 atëherë rezultati është 0, ndërsa kur vetëm një nga inputet është 0 atëherë rezultati është 1. .

nanoanalysis / Shqip: nanoanaliza // Nanoanaliza është mënyra që vendos mbi strukturat atomike të materialeve, sidomos kristaleve. Kjo është teknologji e ngjajshme me mikroanalizën por në nivel nanometrik. Mikroskopi elektronik përdoret shpesh për nanoanalizë,... .

nanochip / Shqip: nanoçip // Nanoçip është qark i integruar (CHIP) por në madhësi nanometrike. .

nanocomputer / Shqip: nanokompjuter // Kompjuter i cili i ka përmasat mikroskopike. Disa lloje të nanokompjuterëve janë duke u hulumtuar do të punojnë në mënyre të ngjajshme me kompjuterat tradicional por dallojnë në përmasa, nanokompjuterët kimik dhe biokimik që bëjnë procesimin e inform... .

nanofabrication / Shqip: nanoprodhimi // Dizajnimi dhe prodhimi i pajisjeve në dimensione nanometrike. .

nanolitography / Shqip: nanolitografi // Është arti i shtypjes, shkrimit apo grithjës në nivelin mikroskopik ku dimenzionet janë me përmasa nanometrike. Instrumentet e përdorura në nanolitografi janë Scanning Probe Microscope (SPM) dhe Atomic Force Microscope (ATM).... .

nanomachine / Shqip: nanomakina // Gjithashtu njifen me emrin nanite, janë pajisje elektromekanike të masës nanometrike. Disa pajisje janë testuar me sukses mirëpo hulumtimet shkencore ende vazhdojnë në këtë drejtim. Shembuj të naniteve ekzistuese janë senzorët që janë 1.... .

nanomedicine / Shqip: nanomjekësia // Është zbatimi i nanoteknologjisë në mjekësi. .
nanometer / Shqip: nanometer // Njësia matëse në vlerë 10-9 metra ose një e trilionta pjesë e metrit. .

nanorobot / Shqip: nanorobot // Nanorobot është makinë robotike e specializar në një punë të cilen e mbaron me precizitet dhe përsëritje. Nanorobotët kanë përmasa nanometrike. Nanorobotët mund të ndahen në dy grupe robotët autonom dhe insekte.... .

nanosecond / Shqip: nanosekondë // Është njësia matëse e kohës me vlerë 10-9 e sekondës apo një e trilionta pjesë e sekondës. Zakonisht ns (ose nsec) përdoret për matjen e shpejtësis së RAM. .

nanostorage / Shqip: nanoruajtje // Nanoruajtje nënkupton vendosjën e shënimeve në pajisje të ndërtuara ose që zbatojn koncepte të nanoteknoligjisë. Në këtë mënyre rritet kapaciteti për ruajtjen e shënimeve. Disa metoda për nanoruajtje janë në zhvillim si teknologjitë optike dhe hologr... .

nanotech / Shqip: nanoteknologji // Nanoteknologjia apo si quhet ndonjëherë prodhimtaria molekulare është degë e inxhinierisë që merret me prodhimin e qarqeve elektronite të përmasave nanometrike (në nivelin molekular). .

nanotransistor / Shqip: nanotranzistorë // Nanotranzistori është tranzistor por me përmasa nanometrike. .

nanotube / Shqip: nanotuba // Procesi i prodhimit të tubave, me procese nanoteknologjike, në madhësi nanometrike. Nanotubat janë cilindra të gjatë të ndërtuar nga molekulat e grafitit me strukturë gjashtë-këndëshe. Nanotubat mund të kenë një apo më shumë cilindra.... .

NASA / Shqip: NASA // NASA shkurtesë për National Aeronautics and Space Administration. Kjo është agjenci shtetërore e SHBA roli i të cilës është hulumtimet jo-ushtarake dhe studimet shkencore të Hapësirës dhe Gjithësisë. NASA gjithashtu është zhvilluese e shumë teknologj... .

NetBEUI / Shqip: NetBEUI // NetBIOS Extended User Interface është verzion i zgjeruar i NetBIOS. NetBEUI formalizon formatin e frame-it të caktuar nga NetBIOS. NetBEUI është zhvilluar nga IBM dhe adoptuar nga Microsoft. Konfigurimet më të zakonshme janë kur NetBEUI për... .

NetBIOS / Shqip: NetBIOS // Network Basic Input/Output System është program që lejon aplikiacionet në kompjuterë të ndyshëm të komunikojnë pëermes LAN. Është krijuar nga IBM dhe adoptuar nga Microsoft. NetBIOS përdoret në rrjetat Ethernet dhe Token dhe bënë pjesë në N... .

NetInfo / Shqip: NetInfo // NetInfo baza e shënimeve është BSh hierarkike e shënimeve administrative të OS X makinave dhe rrjetave. NetInfo përmban përdoruesit, grupet, makinat, shërbimet, lokacionet, direktoriumet dhe shënime tjera administrative.... .

Network Identity / Shqip: Identiteti në Rrjet // Identitet që është i njohur në tërë rrjetin. Ky është koncept i rëndësishëm që përdoret nga LAN të ndërmarjeve. Kjo lejon ndërmarjeve të kontrollojnë cilët individë mund të përdorin cilat resurse si aplikacione,... .

neural network / Shqip: rrjeta neurale // Rrjeta neurale është lloj i Intelegjencës Artificiale e cila provon të imitojë mënyrën e punës së trurit të njeriut. Në vend se të përdoret modeli digjital i llogaritjeve (përmes 1 dhe 0), rrjeta neurale punon duke krijuar lidhjet mes elementeve proc... .

NFA / Shqip: NFA // NFA është shkurtesë për "Nondeterministic Finite Automaton" apo "Nondeterministic Finite State Machine" është makinë e gjendjeve të kufizuara (FSM) ku prej secilës gjendje, ekzistojnë një apo më shumë tranzicone për një simbol të caktuar që dallon ng... .

NIC / Shqip: NIC // (I)Shkurtesë për Network Interface Card. NIC është kartelë e cila instalohet në kompjuter, dhe mundëson lidhjen e kompjuterit në rrjetë me kabëll ose patela. NIC kartela është e dizajnuar për rrjetë të caktuara - me protokole të vecanta dhe tekno... .

NIM / Shqip: NIM // (I) Shkurtesë për NetInfo Manager. GUI aplikacion për vëzhgimin dhe manipulimin e NetInfo bazës së shënimeve (nidb). // (II) Shkurtesë për Nuclear Instrumentation Module që përdoret për numërimin e fotoneve për transmetimin e pulseve nëpër kablla "co... .

NIS / Shqip: NIS // Shkurtesa për Network Information Service, metodë për përhapjën e shënimeve që përdoret në Sun makina. Në fillim quhej Yellow Pages por për arësye të hedhjes në gjyq nga British Telecom, e cila ishte pronare e shenjës dalluese (trademark) Yellow Page... .

NOR / Shqip: NOR // Lloj i derës (gate) logjike ku dajla është 1 nëse vetëm dy hyrjet janë 0, përndryshe rrezultati është 0. NOR është kombinim i NOT dhe OR.... .

normalization / Shqip: normalizim // (I) Procesi i normalizimit në baza të shënimeve relacionale do të thot organizimi i shënimeve në mënyrë që t'i iket përsëritjeve. Me procesin e normalizimit arrihet deri te ndarja e BSh në disa tabela dhe duke i definu relacionet mes tyre.... .

NOS / Shqip: SOR // NOS është shkurtesë për Network Operating System apo Sistem Operativ në Rrjet. Ky është sistem operativ që përmban funksione speciale për lidhjen e makinave dhe pajisjeve në LAN. NOS zbaton protokolet si dhe drejtuesit (driver) për harduerin e lidhur... .

NOT / Shqip: NOT // Lloj i derës (gate) logjike ku vlera e hyrjes shëndrohet në atë të kundërt. Pra kur hyrja është 0, rezultati është 1 dhe e anasjelltas. .

nova / Shqip: nova // Nova manifestohet me eksplodimin e madh dhe të shkëlqyeshëm të yllit. Eksplodimi nova shkaktohet nga bashkëveprimi i dy yjeve që gjinden afër. Këto yje e tërhjeken duke kapur atmosferën e njëri tjetrit.... .

NTFS / Shqip: NTFS // Shkurtesa për NT File System. Ky sistem i skedave është i paraparë për NT verzionet e Windows. NTFS ofron përmirësime të shumta si "transaction logs" apo shënimet mbi transakcione që lejojnë kthimin e skedave të humbura në rast të prishjës së diskut.... .

NVRAM / Shqip: NVRAM // Gjithashtu njifet me emrin Non-Volatile RAM. Ky është një lloj i RAM-it statik që nuk i humb shënimet kur furnizimi me energji elektrike ndalet. NVS zbatohet me anë të baterisë që mban shënimet në EPROM nga NVRAM-i.... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fjalori informatik...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalori informatik
» Fjalori informatik.
» Fjalori informatik..
» Fjalori informatik...
» Fjalori informatik...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: PC & Console :: Tutorials/Mesime-
Kërce tek: