Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Thaçi: Kundër ndarjes së vendit në baza etnike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
f0xEr
AdministratoR/WebmasteR
AdministratoR/WebmasteR
f0xEr


Numri i postimeve : 37
Age : 35
Vendi : Babush - LIPJAN
Registration date : 25/09/2008

Thaçi: Kundër ndarjes së vendit në baza etnike Empty
MesazhTitulli: Thaçi: Kundër ndarjes së vendit në baza etnike   Thaçi: Kundër ndarjes së vendit në baza etnike Icon_minitimeFri Sep 26, 2008 6:30 pm

Kryeministri Hashim Thaçi u shpreh sot kundër çfarëdo ndarje të vendit në baza etnike. Sipas tij territori i Kosovës është një dhe nuk do të ketë kurrfarë ndarje të tij. Ai këto deklarata i bëri pas takimit me Bujar Nishanin, ministër i punëve të brendshme të Shqipërisë, të cilit i premtoi përkrahje në luftën kundër krimit që po e bënë së bashku me ministrin Pajaziti. Kryeministri Thaçi u shpreh i përkushtuar në punën e Qeverisë së Kosovës për të punuar sa më shumë që Kosova të ketë njohje të reja: “I gjithë përkushtimi i Qeverisë ka rezultuar me 47 njohje. Tash kemi edhe përkushtimin tjetër që po vazhdon në njohje tjera. Përkushtimi ynë është i gjithanshëm me miq tanë në Bruksel dhe Uashington për njohje të reja” tha ai.
Edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi priti Ministrin shqiptar Nishani. Krasniqi falënderoi shtetin shqiptar për angazhim e madh në procesin e pavarësisë së Kosovës dhe veçanërisht fjalimin e djeshëm të presidentit Topi në Asamblenë e Përgjithshme
Ministri i brendshëm shqiptar Bujar Nishani tha se është intensifikuar bashkëpunimi në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, e krejt kjo në saje të mbështetjes së plotë që Kryeministrat Berisha dhe Thaçi po i japin luftës kundër krimit.
Komesari i Policise se Kosovës, Sheremet Ahmeti e quajti historike vizitën e ministrit Nishani duke vlerësuar si të shkëlqyeshëm bashkëpunimin në mes të dy policive.
Ministri Nishani dhe homologu i tij Zenun Pjaziti, kanë nënshkruar dje një memorandum mirëkuptimi, që ka për qëllim parandalimin e krimit të organizuar, terrorizmit, trafikut të drogave, qenieve njerëzore si dhe pastrimit të parave
Thaçi: Kundër ndarjes së vendit në baza etnike DSC0408811
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Www.LoQka-Chat.Tk
 
Thaçi: Kundër ndarjes së vendit në baza etnike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: