Forum.: | PortaL |:.GalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ischinger: Do të hapen bisedime të reja për statusin e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.VisarS
AdministratoR/DesigneR
AdministratoR/DesigneR


Numri i postimeve : 526
Age : 23
Vendi : kosovë
Registration date : 26/09/2008

MesazhTitulli: Ischinger: Do të hapen bisedime të reja për statusin e Kosovës   Mon Oct 20, 2008 2:11 pm




Ish-ndërmjetësi
i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, ambasadori Wolfgang
Ischinger, është shprehur i bindur për hapjen e bisedimeve të reja për
statusin e Kosovës mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në një
intervistë për BBC-në, Ischinger tha se të dyja palët duhet të
tejkalojnë kundërthëniet mbi çështjet e statusit. Ai tha se procesi i
ri, që sipas tij mund të ndodhë pas disa vjetësh, do të zhvillohet
vetëm me kërkesën e palëve.

Ambasadori Ischinger, që ndërmjetësoi në bisedimet shtesë në vitin
2007, së bashku me përfaqësuesin amerikan, Frank Wisner, dhe atë rus,
Aleksander Botsan Kharchenko, tha se të dyja shtetet duhet të arrijnë
një të ardhme së bashku, pa kufij dhe nën ombrellën e BE-së.

Ai tha se zgjidhja më e mirë do të ishte integrimi i shqiptarëve dhe serbëve në Bashkimin Evropia në të njëjtën kohë.

Ambasadori gjerman po ashtu ka shfaqur besimin e tij se ideja që ka
shtruar gjatë procesit negociator për një status bazuar në marrëveshjen
e dy shteteve gjermane në vitin 1973, do të rishtrohet sërish si
mundësi e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Sipas tij çështja e rezolutës serbe për vlerësimin e ligjshmërisë së
shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tani do të jetë në duart e Hagës
dhe për një kohë nuk do të jetë temë për të cilën do të debatohet në
mënyrë të dhunshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.loqka-chat.tk
 
Ischinger: Do të hapen bisedime të reja për statusin e Kosovës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: