Forum.: | PortaL |:.GalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.VisarS
AdministratoR/DesigneR
AdministratoR/DesigneR


Numri i postimeve : 526
Age : 23
Vendi : kosovë
Registration date : 26/09/2008

MesazhTitulli: Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë   Mon Oct 20, 2008 2:13 pm


Kosova
do të shtrijë rrjetin e vet diplomatik brenda mundësive të saj, ka
thënë presidenti Fatmir Sejdiu. Pas dërgimit të diplomatëve të parë të
Kosovës në Turqi, Shqipëri e Austri, do të pasojnë edhe misionet
diplomatike në vendet tjera, ka thënë presidenti kosovar.
Pasi
që Kosova nuk e ka zgjidhur ende çështjen e hapjes së ambasadave, të
ngarkuarit me punën e ambasadorëve, fillimisht do të punojnë nëpër
objekte me qira dhe me staf të kufizuar. Sidoqoftë, presidenti Sejdiu
tha se shtrirja e diplomacisë kosovare ka një rëndësi të madhe në këtë
fazë kur Kosova si shtet i ri merr ofertat e vendeve tjera për
ndërtimin e raporteve diplomatike.

“Mund të them se janë hapa vërtet të rëndësishëm që janë bërë krahas
pjesës objektive të vështirësive që ne kemi. Është një strukturë –
bërthamë e diplomacisë së Kosovës dhe e prezantimit të vendit në vende
të rëndësishme, dhe mendojmë se do të vazhdojmë me shtrirjen misioneve
diplomatike për aq sa do të kemi mundësi”.

“Kemi një rrjet modest, fillimisht për nevojat parësore të Kosovës...,
them po ashtu se janë njerëz që do të prezantojnë në mënyrë të mirë
vendin dhe kanë bërë një kohë edhe përgatitje të mira që janë të
domosdoshme për punën e tyre”, tha Sejdiu.

Këto komente, Sejdiu i bëri pas nja takimi që zhvilloi me
zëvendësministren e Jashtme të Norvegjisë, Elisabeth Waalas, e cila
konfirmoi se Norvegjia nesër do të hapë ambasadën e vet në Prishtinë.

Në këtë aspekt, presidenti Fatmir Sejdiu tha se pas Washingtonit,
Brukselit, Londrës e qendrave tjera të rëndësishme botërore, hapi
tjetër i Kosovës do të jetë hapja e ambasadave në vendet fqinje, por
edhe në Skandinavi.

Duke u ndërlidhur me aspekte të zhvillimeve të brendshme politike,
presidenti Sejdiu u shpreh i bindur se në Kosovë nuk do të ketë vakum
dhe paqartësi në lidhje me misionet ndërkombëtare.

Ai tha se pret një koordinim ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe BE-së që
tranzicioni të përfundojë sa më shpejt dhe EULEX-i të startojë me
punën. Ndërkaq, u shpreh i vendosur se Beogradi nuk do të pyetet në
lidhje me vendosjen e misionit të EULEX-it, rrjedhimisht edhe të
pushtetit legal vendor në gjithë territorin e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.loqka-chat.tk
 
Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: