Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 GJND e fton Kosovën të paraqesë faktet e saj në Hagë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.VisarS
AdministratoR/DesigneR
AdministratoR/DesigneR
Mr.VisarS


Numri i postimeve : 526
Age : 30
Vendi : kosovë
Registration date : 26/09/2008

GJND e fton Kosovën të paraqesë faktet e saj në Hagë Empty
MesazhTitulli: GJND e fton Kosovën të paraqesë faktet e saj në Hagë   GJND e fton Kosovën të paraqesë faktet e saj në Hagë Icon_minitimeTue Oct 21, 2008 9:34 pm

GJND e fton Kosovën të paraqesë faktet e saj në Hagë F.1021104802616_m


Kosova
do ta thotë fjalën e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Gjykata e OKB-së, me seli në Hagë, ka vendosur që të ftojë edhe
përfaqësuesit e Kosovës për të dhënë argumentet e tyre lidhur me
shpalljen e pavarësisë.
"Duke marrë parasysh faktin se
shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga Institucionet e
Përkohshme Vetëqeverisëse në Kosovë më 17 shkurt 2008 është subjekt i
pyetjes së shtruar për opinion këshillëdhënës, autorët e deklaratës të
sipërpërmendur mund të jenë në gjendje të furnizojnë Gjykatën me
informata për këtë çështje, prandaj Gjykata ka vendosur që t'i ftojë
ata të japin kontribute me shkrim brenda afateve të caktuara", thuhet
në vendimin e Gjykatës.

17 prilli 2009 është caktuar data e fundit deri kur palët e interesuara
mund të dorëzojnë deklaratat e tyre me shkrim, kurse 17 korriku i po
këtij viti është caktuar data e fundit deri kur shtetet dhe organizatat
e tjera që kanë prezantuar deklaratat mund të dorëzojnë komente në
formë të shkruar për deklaratat e tjera.

Kur të përfundojë dërgimi i të gjitha deklaratave dhe komenteve për to,
pason shqyrtimi i tyre dhe marrja e një vendimi nëse shpallja e
pavarësisë së Kosovës ka qenë e ligjshme.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 8 tetor me shumicë votash e ka
miratuar kërkesën e Serbisë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të
japë mendim këshillëdhënës për formën e shpalljes së pavarësisë së
Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.loqka-chat.tk
 
GJND e fton Kosovën të paraqesë faktet e saj në Hagë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bosnja e Hercegovina nuk do ta njohë Kosovën
» Miratohet teksti përfundimtar i Projektrezolutës për Kosovën
» Kryeparlamentari Krasniqi priti një grup klerikësh që po vizitojnë Kosovën
» Thaçi: 24 marsi i 1999 është ngjarje e madhe historike për Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: