Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 ..Aeroplani..

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.VisarS
AdministratoR/DesigneR
AdministratoR/DesigneR
Mr.VisarS


Numri i postimeve : 526
Age : 30
Vendi : kosovë
Registration date : 26/09/2008

..Aeroplani.. Empty
MesazhTitulli: ..Aeroplani..   ..Aeroplani.. Icon_minitimeTue Oct 21, 2008 10:58 pm

Aeroplani është një mjet
transportues ajrorë. Aeroplani ose avioni është një
makinë më e rëndë se ajri ku lëvizja e
krahëve në krahasim me makinën nuk përdorët
për të krijuar ngritje. Të gjithë aeroplanët
përveç gliders marrin fuqinë prej motorit.
Aeroplanët përshijnë një numër të madh
të makinave prej trajnerëve të vegjël dhe
aeroplanëve argëtues e deri te transportues e
udhëtarëve dhe aeroplanët ushtarak të mallrave. Dy
domosdoshmëri për të gjithë aeroplanët
janë qarkullimi i ajrit mbi krahë për ngritjen e
aeroplanit, dhe një zone për ulje. Shumica e aeroplanëve
ju duhet një aeroport me infrastrukturën e nevojshme për
të bërë mirëmbajtjen, mbushjen me karburant dhe
për ngarkimin dhe shkarkimin e ekuipazhit, mallrave, dhe/ose
pasagjerëve. Shumica e avionëve ulet dhe ngritën në
tokë, disa e bëjnë këtë në bore apo
ujëra të qetë.

Aeroplani është metoda më e shpejtë e transportit.
Avionët reaktiv komercial mund të arrijnë shpejtësi
prej 875 km/h. Ata ushtarak arrijnë shpejtësi supersonike.

Aeroplanët konvencional

Aeroplanët konvencional – prej atyre të vegjël si
Cessna 210 dhe Beech Bonanza deri te ata gjigantë si Antonov 225
– përbëhet prej trupit, një apo më shumë
krahë për të krijuar shumicën e ngritjes, një
sipërfaqe horizontale dhe një vertikale në bisht
për stabilitet.

Pjesët e palëvizshme

* Krahu i ngjitet trupit të aeroplanit. Zakonisht
aeroplanët kanë një strukturë krahu që ndahet
në atë të djathtë dhe të majte. Ka edhe raste
kur aeroplanët kanë krahë të dyfishtë apo
trefishtë.
* Rezervuari i karburantit ndodhet në krahë ose në vetë trupin e aeroplanit.
* Motori apo motorët e aeroplanit shërbejnë për ta
shtyre aeroplanin në tokë apo në ajër. Llojet e
motorëve janë turbinë, piston dhe radiale. Motorët
ndodhen nën krahë, mbi krahë, në trup, apo në
bisht ngjitur në stabilizatorin horizontal.


Pjesët e lëvizshme

* Ailerons janë sipërfaqe të lëvizshme në
fund të krahit. Këto dy pjesë veprojnë në
mënyre të kundërt për ta ndërruar drejtimin e
aeroplanit.
* Elevator ndodhet në bisht si zgjatim I stabilizuesit horizontal
dhe përdorët për ta kontrolluar kthimin
përgjatë bushtit lateral.
* Rudder ndodhët në stabilizuesit vertikal dhe kontrollon lëvizjen rreth boshtit vertikal.
* Ingrazhi i uljes mundëson që aeroplani të ulët
dhe ngritët. Kjo pjesë zakonisht tërhiqet gjatë
fluturimit për të ndihmuar aerodinamiken; aeroplanët e
vegjël mund ta kenë këtë pjesë të
palëvizshme apo kanë ski që mundësojnë ulje
në ujë apo borë.
* Flaps janë shtojca të krahut që përdoren për
ta mbajtur aeroplanin në ajër në shpejtësi të
vogla.

Fluturimi

Aeroplani fluturon falë reaksioneve aerodinamike që ndodhin
kur ajri kalon mbi krahë. Pjesa e sipërme e krahut
është e lakuar, ndërsa pjesa e poshtme e krahut
është më pakë e lakuar ose e drejte. Kjo formë
krijon ngritje kur krahu udhëton në ajër.

Ngritja krijohet kur një rrymë ajri kalon përbri
diçkafit që e dërgon atë teposhtë. Forca e
krijuar nga ky refuzim i ajrit krijon një forcë të
njëjtë me drejtim të kundër tenda në
krahë sipas Ligjit të Tretë të Njutonit.

Pothuajse çdo formë e krahut mund të krijoj ngritje
përderisa është e lakuar apo në kënd në
respekt me rrymën e ajrit. Mirëpo, qëllimi kryesor
është të gjendet forma e krahut që prodhon më
së shumti forcë ngritëse pa e rritur shumë
pengesën.

Tipet e aeroplanëve

Aeroplanët e vjetër dhe të vegjël përdorin
motorë me djegie të brendshme që sill një
helikë për të krijuar shtyrje. Këta janë
të qetë, por fluturojnë ngadalë dhe nuk kanë
kapacitet bartës në krahasim me reaktiv aeroplanët e
të njëjtës madhësi. Mirëpo, ata janë
shumë më të lirë dhe më ekonomik se
aeroplanët reaktiv dhe opsioni më i mirë për
njerëz që dëshirojnë të transportojnë
pasagjerë dhe/ose sasi të vogël malli. Këta po
ashtu janë në pronësi private të pilotëve.

Avionët turboprop janë një kryqëzim në mes
helikës dhe reaktivit: ata përdorin një turbinë
ngjashëm me një reaktiv për të sjellë helikat.
Këta avionë janë të popullarizuar në
avionë të vegjël udhëtarësh që
fluturojnë në udhëtime të shkurta.

Aeroplanët reaktiv përdorin turbina për të krijuar
shtytje. Këta motorra janë shumë më të
fuqishëm se motorët me djegie të brendshme. Si rezultat,
ata kanë kapacitet bartës më të madh dhe
fluturojnë më shpejtë se aeroplanët me helikë.
Një mangësi e këtyre është se krijojnë
zhurmë.

Avioni reaktiv u zhvillua në Angli dhe Gjermani më 1931.
Avioni i parë i këtij lloji ishte Heinkel He 178, i cili u
testua në Gjermani më 1939. Më 1943 Messerschmitt Me
262, avioni reaktiv i parë ushtarak hyri në shërbim
në forcën ajrore gjermane Luftwaffe. Më 1950, aeroplani
britanik De Havilland Comet hyri shkurt në shërbim por u
tërhoq pas disa aksidenteve me kabinën.

Aeroplan trup-gjerë si Airbus A340 dhe Boeing 777, mund të
bartin qindra udhëtar dhe disa ton mallra, dhe mund të
udhëtojnë në distanca deri në 13 mijë
kilometra. Avionët reaktiv posedojnë shpejtësi
fluturuese të madhe (700 to 900 km/h) dhe shpejtësi të
lartë të uljes dhe ngritjes (150 to 250 km/h). Për shkak
të shpejtësisë së madhe që nevojitet për
ulje dhe ngritje, reaktivi përdor zgjatime të krahut për
të kontrolluar liftin dhe shpejtësinë, dhe ka shtytje
të kthyeshme (thrust reverser) që gjuan ajrin përpara
për të ngadalësuar aeroplanin, si dhe frena të
rrotave.

Aeroplanët supersonik tani përdorën për
qëllime ushtarake. Concorde, një avion civil supersonik ka
ndërprerë shërbimin më 26 Nëntor 2003.
Problemet e veçanta te këta avionë si thyerja e murit
të zërit dhe sasia e madhe e karburantit që djegin i
bëjnë ata joekonomike.

Lista e modeleve kryesorë të aeroplanëve

Transportues civil
Një Boeing 747-200.
Një Boeing 747-200.

* Boeing
o B707
o B720
o B727
o B737
o B747
o B757
o B767
o B777
o B787
o DC-8
o DC-9, më vonë MD-80
o DC-10, më vonë MD-11

Një Airbus A-330.
Një Airbus A-330.

* Airbus
o A300
o A310
o A319
o A320
o A321
o A330
o A340
o A380
* Tupolev
o Tu-134
o Tu-144
o Tu-154
* Ilyushin
o Il-18
o Il-76
o Il-86/Il-96
* Antonov
o An-124 Ruslan
* ATR
o ATR 42
o ATR 72
* Aerospatiale/British Aerospace
o Concorde

Ushtarak

* SHBA
o Gjuajtës: F-4, F-5, F-8 Crusader, F-14, F-15, F-16, F/A-18, F/A-22, F-35 JSF
o Bombardues: F-111, F-117 Nighthawk, B-52, B-2 Spirit, B-1B
o Përkrahës / sulmues: A-4 Skyhawk, A-6 Intruder, A-10 Thunderbolt II
o Transportues: C-141 Starlifter, McDonnell Douglas C-17 Globemaster III, C-130
* BRSS/Rusi
o Gjuajtës: MiG-15, MiG-17, MiG-21, MiG-23, MiG-25, MiG-29,
MiG-31, Su-7, Su-17, Su-20, Su-22, Su-15, Su-27, Su-30, Su-33, Su-35,
Su-37
o Bombardues: Tu-16, Tu-22, Tu-95/142, Tu-160, Su-24, Su-34
o Përkrahës / sulmues:: MiG-27, Su-25
o Transportues: Il-76
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.loqka-chat.tk
 
..Aeroplani..
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: PC & Console :: Tutorials/Mesime-
Kërce tek: