Forum.: | PortaL |:.GalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vegla informatike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.VisarS
AdministratoR/DesigneR
AdministratoR/DesigneR


Numri i postimeve : 526
Age : 23
Vendi : kosovë
Registration date : 26/09/2008

MesazhTitulli: Vegla informatike   Tue Oct 21, 2008 11:00 pm

Vegla informatike është një vegël abstrakte e paprekshme me dorë e
krijuar në bazë të operacioneve matematikore që luhet nga llogaritës të
ndryshëm të quajtur procesorë dhe për qëllim ka aktivizimin apo
mbajtjen aktive të funksioneve të makinave të ndryshme mekanike me
sisteme të automatizuara elektronike.

Tërësia e këtyre veglave në gjuhën profesionale të zhvilluesve të tyre
është e njohur si (lexo: Softuer/ Softver ) "Software" dhe është termi
më i përhapur në botë për këto vegla.

Me kombinimin e veglave informatike krijohen kode me informacione të
ndryshme që mundësojnë aktivizimin, mbajtjen aktive të aparateve e
makinave të automatizuara dhe veglave të instaluara në to. "Luajtja" e
këtyre kodeve nga veglat elektronike të dirigjuara nga një procesorë na
shfaqet si një program info-auto-matik.

Për dallim nga veglat mekanike informative (rregullatorët mekanik) të
përdorura në pajisje të ndryshme elektrike këto vegla futen në formë të
dhënash në një pjesë elektronike të ashtë quajtura procesor nga ku
komandojnë pjesët tjera elektronike.

Me rritjen e zbatimit të teknologjisë elektronike në sferën argëtuese
dhe komunikuese gjatë periudhës së fund shekullit të kaluar, për një
kohë të gjatë është sigurua zhvillimi i mëtejshëm i elektronikës.

Historia

Dukuria e zbatimit të njohurive (informatave) mbi natyrën në natyrë nuk
është e re. Si efekt i zbatimit të kësaj është edhe bota abstrakte (e
imagjinuar) e krijuara pas fillimit të artikulimit të qenies njerëzore.
Artikulimi i njeriut ka shkaktuar revolucion në zhvillimin e
inteligjencës në planetin e quajtur Toka. Dukuria e zbatimit të
informatave nga vetë veglat e punës është një kulm i këtij zhvillimi me
të cilin botës së krijuar me artikulim i shtohet edhe një dimension,
një artikulim i përsosur nëpërmjet veglave të punës.

Rruga e zhvillimit të inteligjencës deri te veglat informatike ka qenë
e gjatë dhe përplot dështime e suksese. Në të kallurën janë bërë
përpjekje të shumta që gjërat e vdekura të i fusin të veprojnë në bazë
të një kodi. Deri me zbulimin e rrymimit elektrik dhe zbatimit të tij
në veglat mekanike, kjo ka qenë e mundshme vetëm nëpërmjet kodeve
mekanike. Ka pasur suksese për futjen në veprim sipas kodit biologjik
por ai kishte vlerë vetëm për gjallesat.

Në jetën e përditshme zbatimi i kodit mekanik nga rregullatorët është
bërë në disa vegla mekanike si p.sh. kutia mekanike muzikore në të
cilën në mënyrë mekanike bëhet leximi i të dhënave, makinat mekanike
llogaritëse.

Nga rregulatorët mekanikë deri te rregulatorët elektromekanik

Me përsosëshmërin mekanike dhe kombinimin e saj me elektricitetin, pra
me ndërtimin e makinave elektrike ishte hapur rruga e kodimit elektrik.
Kjo paraqiste dukurin e parë të kombinimit të një substance me një
fushë dhe lejonte komandimin e substancës nga fusha e cila qarkullonte
në substancë. Me këtë fillon edhe zhvillimi i elektronikës, që
paraqiste një kufi në mes të makinave që si fuqi shtyrje përdornin
rrymën dhe makinat të cilat këtë rrymë e përdornin edhe për leximin e
një kodi elektromekanik me qëllim komandimi të pjesëve të ndryshme.

Kjo dukuri në jetën e përditshme paraqitet me shpikje të shumta si
televizori, makinat të tjera me vegla mekanik rregulluese
(rregullatorë) si ajo e larje, frigoriferit etj.

Kulmi i zhvillimit të makinave elektrike formohet me zhvillimin e
makinave llogaritës elektrike të cilat janë baza e zhvillimit të
makinave që funksionojnë me kod informatikë. Këto makina kanë aftësi të
komandojnë në mënyrë më inteligjente rrymimin e elektricitetit me çka
komandohet edhe aktivizimi i pjesëve të ndryshme elektrike dhe
elektronike të makinave.

Nga regullatorët në vegla informatike

Më 1962, Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik
të informacionit fillojë të përdorë një bashkë dyzim të termave
shkencore (latin) për të dhënat informacioni dheautomatik për vetë
funksionues.

Për dallim nga rregullatorët paraardhës me veglat informatike
aktivizimi, ndalimi i aktiviteteve apo freskimi i të dhënave për
makinat apo pjesët e saja me qëllim të kryerjes së një funksioni apo
pune bëhet sipas një skeme të paramenduar të shkruar në një kod, në një
plan program me të dhëna operative që zakonisht quhen gjuhë programuese
e cila është e koduar sipas gjuhës së makinës që luhet nga pjesët
elektronike të quajtura procesor (aktiv dhe pasiv).

Me ndihmën e këtyre veglave primitive informative (gjuhëve programuese
apo operacioneve matematikore) krijohen vegla të ndryshme abstrakte me
anën e të cilave bëhet i mundshëm komandimi i substancës së vdekur dhe
komunikimi i mendimit të njeriut nëpërmjet fushës me substancën e
vdekur si dhe me vetë njeriun. Niveli i shkallës së zhvillimit të
gjuhës programuese jep edhe cilësinë e artikulimit të njeriut në këtë
dimension. Varësisht se sa primitive është gjuha e përdorur aq më
shpejtë e kupton makina dhe anasjelltas sa më komplekse është gjuha aq
më shpejtë e kupton njeriu.

Përdorimi i gjerë i këtyre veglave ka arritur kulmin në fushën e
argëtimit dhe komunikimit ndër-njerëzorë që bëhet me ndihmën e
kompjuterit personal dhe konzolave të ndryshme të lidhura në një rrjetë
nga të cilat më e njohura është rrjeta e ashtë quajtur "internet". Me
arritjen e kulimit në këto dy fusha të jetës është mundësuar kalimi
shumë më i shpejtë nga veglat elektroteknike në ato elektronike e më
këtë në fazën e parë të tyre në makina informatike. Së paku prezenca e
tyre edhe në shoqëritë më të zhvilluara nuk dominon.

Zhvillimet teknike

Kalimi nga kodi elektrik në kodin informatikë te makinat elektronike ka
filluar me zhvillimet teknike në lëmin e informatikës të cilat në
përditshmëri paraqiteshin nën emrin "Software". Ky pagëzim i kodit
informatikë i bërë nga pionieret e kodit, është bërë me qëllim të
shpjegimit të funksionit përbrenda shoqërisë me njohuri nga gjuha
angleze ashtu që të dallonin nga kodet paraardhëse dhe nga makinat e
pajisura me këtë kodë "Hardware" që në fillim ishin kryesisht vegla
elektronike të lidhura në një rrjetë me një qendër shërbyese të futur
në kompjuter personal.

Si do që të jetë kenë, si gjuhë e ndërtimit të veglave të argëtimit ka
dominuar gjuha programuese "C++" sa i përket lojërave vizuale, për
veglat shërbyese dhe operative përdoren vegla vetjake të krijuara nga
operacionet e matematikore për plane (platforma) të ndryshme, ndërsa si
vegël abstrakte në aparatet elektroteknike vlerësohet të jetë gjuha
"Java" si gjuhë më e saktë dhe e afërt me gjuhën e makinës.

Jehona e zhvillimeve

Jehona e zhvillimeve të kodit informatikë elektronik e sidomos veglave
informatike ndër shtete e elektrifikuaka dhe paksa të zhvilluara
ekonomikisht ka qenë shumë e madhe sa në gjuhët e tyre të përditshme
kanë përvetësuar shumë fjalë nga zhvilluesit, të cilët kryesisht
përdorin gjuhën angleze si gjuhë ndër-komunikuese dhe si gjuhë në mes
të gjuhës së njeriut dhe gjuhës programuese. Përhapja e këtyre fjalëve
ka tërhequr në gjirin e vetë gjithnjë e më shumë të interesuar jo vetëm
në lëmin e informatikës por edhe të interesuar për qëllime komerciale.
Kjo vije nga thjeshtësia e cila përdoret për të komunikuar në gjuhët
programuese, thjeshtësi e cila nga komercialistët propagandohet si
moderne dhe kulturë e avancuar.

Kthimi nga argëtimi në nevojë

Pas arritjes së kulmit të zhvillimit të veglave për argëtim dhe
komunikim gjithnjë e më tepër vije në dukje nevoja për përdorimin e
tyre në makina si vegla pune në jetën e përditshme jo vetëm në industri
por edhe në amvisni. Për këtë qëllim në industri bëhen përpjekje shumë
më të mëdha për zbatimin e këtyre veglave në amvisni ku edhe pritet një
konsum shumë më i madh por që prodhimtaria e tillë nuk sjellë fitimet
si në fushën argëtuese dhe komunikuese.

Llojet e veglave

Klasifikimi dhe sleksionimi i veglave informatike është një "shkencë në
vete". Numri i veglave dhe numri i pagëzimit të paketave me këto vegla
është aq i madhë sa që lirisht mund të flitet për një botë në kuptimin
e plotë të fjalës. Kjo botë e të dhënave përbëhet nga veglat më
primitive informatike gjer në ato që na duken të njofshme nga bota e
artikullimit dhe ajo reale. Në faktë të gjitha elementet e kësaj bote i
kanë rrënjët në botën reale të cilën njeriu deri më tani e ka
artikulluar. Bota abstrakte e njeriut e krijuar me fillimin e
artikullimit është e ngjashme me botën abstrakte të krijuar nga këto
vegla dhe njëherit në mënyrë vizuale na paraqitet edhe si botë reale të
cilën mund ta "prekim" dhe në të njëjten kohë e komandon makinën për të
na paraqitur iluzionin.

Në fillim, me kalimin nga kodi elektrik në kodin informatik paraqiten
veglat e para ndërmjetësuese mes gjuhës së makinës dhe gjuhës së
njeriut. Për këto vegla thuhej se janë programe operuese të shkruara në
gjuhën e makinës. Me ndihmen e këtij kodi krijohej forma e një plani të
veprimimit që njihet me emrin platforma. Mbi këto platforma pastaj mund
të krijoheshin kombinime të ndryshme të veglave që në përditëshmëri
quhen Programe. Në bazë të këtij aspekti veglat informatike mund të
ndahen në vegla

* Të aktivizimit të rrjetit elektronik
* Të ndërtimit të sistemit operues të ati rrjeti, platformës
* Të ndërtimit të programeve të varrura apo të lira nga plaforma

Kategoria e parë bëhet në gjuhën e makinës ndërsa e dyta nga gjuha e
makinës por mund të krijohet edhe mbi veglat e sistemit operues dhe
kategoria e tretë programeve të ndryshme teknike, operative, zbatuese,
ekzekutuese etj. Natyrisht të gjitha këto të dhëna pranohen nga
procesori në gjuhën e mainës i cili i luan ato sipas rendit të dhënë
nga vetë veglat abstarkte.

Kategoria e tretë është më e gjëra dhe zakonisht krijohet në gjuhët
programuese. Në këtë kategori hynë kode të shkuara sipas një gjuhë
programuese, vegël e krijuar nga gjuha e makinës që shërbehet me
shrehje të përkufizuara që më lehtë mund të kuptohen nga njeriu.

Po ashtu kjo kategori ndahet më tutje sipas nivelit të krijmit,
qëllimit dhe funksionit. Për krijimin e tyre përdoren gjuhët
programuese të cilat ndahen në tri kategori:

* Të afërta me gjuhën e makinës (asembler)
* Të mesme me gjuhën e makinës dhe njeriut (C++, Java etj)
* Të afërta me gjuhën e njeriut të njohura edhe si skripte (Html, JavaScript etj)

Paketat e veglave të shkruara në gjuhët e afërta me atë të makines
zakonisht kanë të bëjnë më shumë me anën teknike të pjesëve elektronike
dhe më pakë për veglat e programet tjera. Këto paketa të të dhënave
futen në tru (memorje) nga ku procesori e merr rradhitjen e tyre dhe e
luan atë paketë.

Gjuhët e mesme ndahen në dy grupe të mëdha: të nivelit të lartë dhe të
ultë. Ato të nivelit të lartë përdoret në paisje të ndryshme
elektronike (telefona, televizor etj) ndërsa ato të nivelit të ulët
përdoren kryesisht për kompjuter personal. Gjuhët e nivelit të lartë
janë të sakta dhe me paraqitjen e gabimit në kod ato nuk pranohen nga
konvertuesi i gjuhës përkatëse. Ndërsa tek gjuhët e nivelit të ulët
devijimet përbihen nga konvertuesit ashtu që zbatimi i programit
vazhdon më tutje edhe përkundër gabimit që paraqet për makinën.

Përbirja e gabimit nga konvertuesit ka bërë të mundëshem krijimin e
botës imagjinare jashtë ligjeve të natyrës, dukuri e cila gjenë zbatim
të madhë në lojrat vizuale.

Si do që të jetë me ndihmën e këtyre veglave janë krijuar elemente
informatike po thuaj pasqyra e gjitha elementeve nga bota reale, duke
filluar nga gjilpëra deri tek gjithësia e duke përfshirë edhe
imagjinatën e njeriut jashtë ligjeve natyrore. Janë krijuar programe të
cilat në disa lëmi e kanë bërë të pa nevojshëm provën e funksionimit të
elementeve reale, e gjithë kjo është arritur në bazë të futjes së të
dhënave të njohura nga bota reale në një paketë të të dhënave në një
llogaritës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.loqka-chat.tk
Mr.VisarS
AdministratoR/DesigneR
AdministratoR/DesigneR


Numri i postimeve : 526
Age : 23
Vendi : kosovë
Registration date : 26/09/2008

MesazhTitulli: Re: Vegla informatike   Tue Oct 21, 2008 11:00 pm

Krijimi i veglave të reja

Krijimi i veglave të reja është i lidhur ngusht nga përdorimi i atyre
primitive edhe përkundër gjuhëve programuese dhe teknologjive të
prodhimit të procesorëve të shpejtë. Zhvillimi i intelegjencës njerzore
në komunikimit me makinat po thuja se ka arritur një kulm. Kjo vërehet
me afësit e njerzëve për të ndërtuar makina elektronike të paisura me
vegla informatike. Përderisa veglat informatike janë të mbi zhvilluara
ato elektroteknike ende kanë ngelur prapa edhe përkundër luajtësve të
shpejtë të informatave.

Kështu krijimi i veglave të reja zhvillohet kryesisht në makinat
llogaritëse elektronike si kompjteri për zbatimin e të cilave nuk ka
nevojë për veprime inetelegjente mekanike (një ekran, një autoperlant,
një komandues).

Veglat në tregë

Tregun e veglave informatie e dominojnë paketat e programeve të njohura
si "software" dhe paketat e veglave për sistemet operuese si mbajtës rë
rrjetit elektroni të komjuterit apo komjuterave. Si programe ofrohen
edhe pjesë të programeve operative të cilat përbëhen nga shërbime të
ndryshme mirëmbajtëse të sistemit operativ apo rrjetave të ndryshme
elekronike dhe që futen si pjesë të paketave kryesore. Dallimi në mes
të pjesëve shërbyese të sistemit dhe programeve për qëllime tjera është
i ngatërruara. Si do që të jetë të gjitha janë programe mirëpo qëllimet
dhe funksionet janë të ndryshme njëri vepron si i pamvarur ndërsa
tjetri hynë si pjesë e në sistein e një programi.

Në tregë hasim paketa të veglave informatike për:

* Mirëmbajtjen e sistemit operues të rrjeteve të ndryshme, këto janë kryesish shtesa
* Kryerjen e një funksioni të caktuar përbrenda një veprimtarie apo
disa veprimtarive dhe mund të qëndrojnë të "pavarrua", dhe
* Krijimin e një veprimtarie të tërë (të bazuar nga jeta reale) një laborë informatik.

Krijimi i veglave dhe pakove të veglave kërkon punë dhe kohë e cila
mund të kompenzohet me të holla. Mirëpo për veglat informatike
njerizimi kishte liri ligjore të kopjimit dhe inçizimit të tyre në
mediume personale, pasi që ato nuk ishin mallë që mund të prekej. Me
kalimin e kohës në ShBA fillon të krijohet infrastruktura ligjore për
mbrojtjen e punës së krijuesve të veglave. Pas një kohe janë krijuar
mekanizma juridik të njohura si liçenca që i mbrojë paketat e veglave
por jo edhe veglat primitive. Ashtu që krijimi i paketave të mund të
zhvillohej më tutuje edhe si veprimtari ekonomike e shoqërore së pari
brenda kufinjëve të ShBA-së e më vonë edhe më gjërë këto. Më këtë
paketat informative fillojnë të merren si produkte shërbyese që mund të
paguhet. Mirëpo siç është me të drejten e tregjeve disa liçeca nuk kanë
vlerë në disa tregje të shteteve tjetra, e disa shtete ende nuk kanë
paraparë ligje shtetrore për mbrojtjen e "produkteve" krijuese. Si do
që të jetë deri më tani janë të njohura paketat informative:

* Të lira për përdorim të gjërë (Freeware) me disa kushte të paradhëna, dhe
* Të ndaluara për përdorim të gjërë (Shareware) por të lejuara për përdorim personal me kundër vlerë të dhënë në para.

Që të dyja këto kanë një llojë mbrojtje ligjore e cila edhe pas sa
viteve është në zhvillim dhe për përdoruesit normal, kufinjët e
përdorimit janë të paqarta.

Si do që të jetë këto paketa mund të meren si produkte të regjistruara
në një medium (zakonisht disqe rë ndryshme) apo të zhgarkohen
(inçizohen) nga rrjeti më i madh "interneti" ose lidhje direkte. Pas
instalimit d.m.th aktivizimit të paketës në kompjuter ato futen në
regjistrin e sistemit operues dhe është lehtë të identifikohen, gjë që
bëhet me qëllime të ndryshme ndër të cilat është edhe aktualizimi i
tyre.

Veglat transformuese të gjuhëve prograuese

Janë veglat më primitive informatike që bëjnë transformimin e një gjuhe
programuese në gjuhën e makinës saktësisht në impuse me energji të
vogël elektrike me të cilat operonë një vegël elektronike. Këto vegla
përpilohen nga zhvillues të afërt me logjiken matematikore si me gjuhën
amëtare. Këto vegla hynë në nivelin e lartë edhe pse për njeriun janë
primitive ato për makinën janë impulse elektrike. Këtyre veglave
zhvilluesit u thonë makina vituale, që d.m.th makina vizuale sepse në
fakt nuk kanë ndonjë mekanizëm që mund të preket por përbëhet vetëm nga
informacioni dhe e vetëmja mundësi e vërejtjes së tyre është ajo e
vizatuar në një planë dhe rezulltati që japin, një tekst i koduar i
aftë për shëndrim të shpejtë në impulse elektrike.

Ky repart/paket e veglave informatike i quajtur makinë vizuale nga
zhvilluesit, ka disa komponente e mekanizma me fjalë tjera vegla që
bëjnë të mundëshëm transformimin dhe reagmin në rastë të shkëputjeve të
rrjedhës së signalit, të informatës d.m.th në rastë gabimi, i cili
shkaktohet përshkakë të kombinimit të gabuar të operacioneve
matematikore logjike jashtë të cilave njehësuesi nuk mund të
funksiononë.

Veglat e gjuhëve programuese

Veglat e gjuhëve programuese janë vegla informatike që për nga shkalla
e zhvillimit hynë në pjesën e lartë të kategoris së parë të veglave
informatike në përgjithësi. Këto vegla elemente të gjuhës së shkruar e
të pa folur por të luajtur nga veglat elektronike, shërbejnë si
alfabeti, gramatika dhe vetit tjera të gjuhës së folur.

Si vegël elementare e gjuhëve programuese merren komandat që na
zhvilluesit varrësisht nga gjuha thirren me terme të ndyshme, kryesisht
terme të huazuara me kuprimin komanda, urdhëresa, udhëzime etj. Këto
përdoren në kombinime përkatëse dhe në mes tyre futen operacione të
ndryshme të matematikës, të formuluara afër ësimeve nga matematika në
jetën e përditëshme me disa ndryshime të vogla nga gjuha në gjuhë. Disa
nga gjuhët të quajtura gjuhë të orjentuara në objekte, për lehtësim të
përpilimit të kodit me ndihmen e veglave elementare ndërtojnë vegla më
komplekse të cilat i quajnë klasa, e me ndihmen e të cilave krijojnë
nën- e mbiklasa ashtu që kombinimi i tyre sipsa rregullave të caktuara
mundëson krijimin e objekteve informative. Këto objekte janë amëza të
rgjistruara dhe varrësisht nga nevoja mund të përdoret për ndërtimin e
objekteve edhe më të larta (më komplekse). Me fjalë të tjera krijohet
një regjistër, një rrjetë e tillë që ndërtimi i veglave të thjeshta
është i panevojshëm për ndërtimin e veglave më të përsosura. Kështu
p.sh një luajtsi virtual të registrae të formateve muzikore (p.sh.:
mp3) i cili mund të shkarkohet nga interneti si një objekt (amzë) i një
gjuhe programuese mund të i futen individualisht vegla plotësuese dhe
nga ai objektë të zhvillohet në lujtës të formateve tjera p.sh të
regjistrave të formatit filmik (p.sh.: mpg).

Si do që të jetë si vegla bazë të gjuhëve programuese mund të merren:

* elementet komanduese - fjalë kryesisht të prera nga anglishtja
* operatorët matematikorë - operacione nga matematika logjike, formula matematikore me shkrim të përshtatur për prezentim
* transformuesit në gjuhën e makinës - makinat vizuale, veglat koduese
të domenit të shkruar në gjuhën programuese në kodomen
elektrikoinformatik
* veglat e krijuara përbrenda gjuhës të krijuara nga elementet komanduese dhe operatorëte gjuhës përkatse
o klasat - një repart i vegave që mund të paraqitet edhe si një aparat apo objekt informatik
o objeket - një rrjetë e veglave dhe klasave informatike të gjuhëve programuese.
o mbi objektet - një rrjetë e veglave, klasave dhe objekeve informatike të gjuhëve programuese.
o veglat grafike informatike - të njohura si ikone, tregues, shfetues, editor, punishte, programe etj.


Veglat më të njohura

Vegla të cilat i hynë në punë po thuaj çdo përdoruesi ë kompjuteri janë:

* Amëza - adresa e përbashkët e disa fletave dhe regjistrave
* Regjistri - adresa vetjake e fleës apo disa fletave
* Fleta - adresa vetjake e një regjistri të thjeshtë
* Formatet - format (prapahtesat) e paraqitjes së fletave, regjistrave, veglave, etj.

E marrur nga Wikipedia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.loqka-chat.tk
 
Vegla informatike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: PC & Console :: Tutorials/Mesime-
Kërce tek: