Forum.: | PortaL |:.GalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Protokolli TCP/IP

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.VisarS
AdministratoR/DesigneR
AdministratoR/DesigneR


Numri i postimeve : 526
Age : 23
Vendi : kosovë
Registration date : 26/09/2008

MesazhTitulli: Protokolli TCP/IP   Tue Oct 21, 2008 11:02 pm

Protokolli TCP/IP. Për bartjen e të dhënave digjitale
në çdo rrjeti të ndërtuar së paku nga dy
kompjuter dhe një lidhje transmetuese e informatave nevojitet
protokollimi i të dhënave. Nëse ky protokollim
standardizohet për disa rrjete, atëherë kemi të
bëjmë me një sistem të rrjeteve që quhet
internet. Sot, c´do transportim (bartje apo shkarkim) i të
dhënave nga fletat elektronike, E-Mail, FTP-së ose
transportimet nga ndonjë Telenet i largët, zbërthehen
në të ashtuquajtura "paketa" dhe protokollohet me protokollin
TCP (Transmission Control Protocol) (Protokolli i transmetimeve të
kontrolluara). Në këtë protokoll futen të
dhënat mbi paketë dhe të dhënat e adresuesit IP
(Internet Protocol) (Protokolli i internetit).

Gjatë kërkimit të ndonjë flete elektronike në
internet apo postes elektronike E-Mail, ju dërgoni të
dhëna në rrjetë. Këto të dhëna
zbërthehen në paketa. Paketat në vete kanë të
dhënat për adresën se ku duhet të
mbërrijnë dhe numrin e radhës në të
dhënën e dërguar në rrjetë.

Për arritjen në adresën e saktë, të
paketës dhe në radhën e duhur brenda të të
dhënës së dërgua në rrjetë,
përkujdeset protokolli TPC. TCP-ja përkujdeset që
paketat të transportohen në adresë të saktë
dhe sipas radhës së duhur. Pasi që të kenë
mbërri të gjitha paketat në adresën e
dëshiruar mbyllet procesi i transmetimit (bartjes ose shkarkimit).

Sikurse telefonat që në rrjetin telefonikë
lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra,
po ashtu edhe çdo llogaritës që kyçet në
internet ka një numër të quajtur Adresa IP.
Llogaritësit të lidhur në rrjetë quhen Host ose
Llogaritës Host. Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin
personal në rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një
Adresë IP. Keto qendra në terminologjinë e përdorur
sot i quajnë Provider. Qendra ka llogaritës Host, në
të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre
një Adresë IP statike me të cilën lajmëroheni
në llogaritës tjerë. Disa qendra të mëdha
kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë
klientëve të tyre një lajmërim (Adresën IP)
dinamikë. Me këtë shërbim ju mundësohet
prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj
në rrjetet tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në
qendër është i njëjti edhe pasi të jeni ri
lajmëruar në qendër, porse për rrjetet dhe
llogaritësit tjerë në rrjetë, qendra do të
prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para.
Për një gjë të tillë klientit i nevojite
një program (software) që pranon protokollin TCP/IP. Në
sistemin operativ MS Windows p.sh. është nënë
regjistrin e Windows dokumenti winsock.dll.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.loqka-chat.tk
 
Protokolli TCP/IP
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: PC & Console :: Tutorials/Mesime-
Kërce tek: