Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Vendosja e ligjshmërisë edhe në veri të vendit, sfidë për të gjithë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
f0xEr
AdministratoR/WebmasteR
AdministratoR/WebmasteR
f0xEr


Numri i postimeve : 37
Age : 35
Vendi : Babush - LIPJAN
Registration date : 25/09/2008

Vendosja e ligjshmërisë edhe në veri të vendit, sfidë për të gjithë Empty
MesazhTitulli: Vendosja e ligjshmërisë edhe në veri të vendit, sfidë për të gjithë   Vendosja e ligjshmërisë edhe në veri të vendit, sfidë për të gjithë Icon_minitimeSat Sep 27, 2008 4:22 am

Përfaqësues të EULEX-it, Zyrës Civile Ndërkombëtare, UNMIK-ut dhe policisë së Kosovës thanë sot se po bëhen përpjekje që rendi dhe ligji të vendoset në tërë territorin e Kosovës. Komentet u bënë në një konferencë për shtyp të organizuar nga Policia e Kosovës.
Në takimin e parë për shtyp të Policisë së Kosovës bashkë me përfaqësues të pranisë ndërkombëtare, u tha se shumë shpejtë do të ketë sundim të ligjit edhe në veri të vendit. Ministri i punëve të brendshme Zenun Pajaziti duke mos lënë anash vështirësitë për shtrirjen e kompetencave edhe në veri, shprehi bindjen se shumë shpejtë të gjitha institucionet që kanë atje qenë do të ri-funksionalizohen.”Ne si institucionet e Kosovës po edhe partnerët tanë jemi të interesuar dhe të vendosur që ta funksionalizojmë ligjin dhe institucionet atje por në të njëjtën kohë jemi të interesuar që të jemi shumë të kujdesshëm. Jemi në rrugë të mirë” tha ai.
Ndërsa sa i përket kritikave që janë bërë nga Grupii Ndwrkombwtar tw Krizave për mos shtrirjen e pranisë së re ndërkombëtare edhe në veri të vendit, zëdhënësi i EULEX-it Nikolas Hauton tha se qëllimi i tyre është të shtrihet në tërë Kosovën.
“Nuk besoj se ka ndonjë kritikë të madhe sepse EULEX ende nuk po vepron në Kosovë, por qëllimi është që deri në fund të vjeshtës të jemi operacional”, tha ai.
Edhe zëdhënësja e zyrës së përfaqësuesit civil ndërkombëtarë në Kosovë Verena Ringer e mirëpret këtë raport por vlerëson se është arritur edhe progres nga aktivitetet e kësaj zyre në Kosovë. “Ne i shohim hapat konkret, kemi fuqizimin e kushtetutës, është duke arritur shënimi i demarkacionit, jemi në kontakt të përditshëm me qeverinë e vendit për implementimin e propozimit gjithëpërfshirës, është shënuar progres edhe në decentralizim dhe në shumë fusha” tha Ringer.
Në këtë takim u tha se konferencat për gazetarë, do të jenë të përjavshme ku do të prezantohet puna e departamenteve të ndryshme. Javën e ardhshme do të bëhet publikimi i punës të departamentit të krimeve financiare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Www.LoQka-Chat.Tk
 
Vendosja e ligjshmërisë edhe në veri të vendit, sfidë për të gjithë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Priten njohje të reja të vendit tonë
» Thaçi: Kundër ndarjes së vendit në baza etnike
» Qe edhe ni loj per PC "Portable Meal Gear Solid VR Missions"
» Qe edhe ni loj per PC "Lord of The Rings - Middle Earth II Rip"
» Qe edhe ni loj per PC "Heroes of Might and Magic V - Hammers of Fate"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: