Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Në fillim të vitit 2009 Kosova do të ketë Forcën e saj të Sigurisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
PerpariMii
Super/Moderator
Super/Moderator
PerpariMii


Numri i postimeve : 95
Age : 36
Vendi : LipjaN CiTy
Registration date : 29/09/2008

Në fillim të vitit 2009 Kosova do të ketë Forcën e saj të Sigurisë Empty
MesazhTitulli: Në fillim të vitit 2009 Kosova do të ketë Forcën e saj të Sigurisë   Në fillim të vitit 2009 Kosova do të ketë Forcën e saj të Sigurisë Icon_minitimeThu Oct 23, 2008 9:47 pm

Në fillim të vitit 2009 Kosova do të ketë Forcën e saj të Sigurisë Kom_pb10



Republika e Kosovës në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë të gatshme Forcën e saj të Sigurisë me të gjitha atributet e saja. Kështu njoftoi sot ministri i kësaj force, Fehmi Mujota, pas takimit të komisionit parlamentar për siguri. Po ashtu u bë e ditur se Forcën e Sigurisë së Kosovës do ta përbëjnë rreth 2500 pjesëtarë dhe do të jenë të vendosur fillimisht në 7 kazerma.


Procesi i gjatë i transformimit të TMK-së në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i bazuar në standarde të NATO-s dhe i paraparë me “ Planin Ahtisari”, duket se është afër përfundimit. Një fakt të tillë e deklaroi sot, ministri i Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota, pas raportimit të tij para komisionit parlamentar për siguri, lidhur me punët dhe angazhimin rreth këtij procesi.
Kryetari i komisionit parlamentar për siguri, Rrustem Mustafa, thotë se për të gjithë pjesëtarët e TMK-së, pavarësisht se a do të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë apo jo, ata do të gëzojnë mbështetje institucionale.
Për të dëshmuar se pozita dhe opozita në vendin tonë pajtohen dhe janë të kënaqur me procesin e transformimit të TMK-së në FSK, Naim Maloku, nga radhët e AAK – së, thotë se gjithçka po shkon sipas planit.
Por, ata të cilët ende nuk e kanë kuptuar se a do të jenë pjesë e kësaj force, flasin me emocion për të kaluarën e tyre në TMK.
Nënkolonel, Enver Dugolli, thotë se edhe nëse nuk e ka një fat të tillë ai do të jetë krenar që ka qenë pjesë e TMK.
Megjithë angazhimet e shumta të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për transformimin e TMK-së, në FSK, një gjë është e ditur: “Mekanizmi i TMK-së do të shuhet me 10 dhjetor, ndërkaq në fillim të vitit 2009, Kosova do të ketë Forcën e saj të Sigurisë. Ndërkaq për ata të cilët do të mbesin jashtë saj, është premtuar trajtim dinjitoz institucional.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wWw.Loqka-ChaT.Tk
 
Në fillim të vitit 2009 Kosova do të ketë Forcën e saj të Sigurisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Do të vijë koha që Kosova ta padisë Serbinë për krime lufte, thotë Sejdiu
» Surroi: Kosova nuk po funksionon si shtet
» Sejdiu: Kosova është unike dhe nuk do të ndahet
» Thaçi: Kosova është një tregim i suksesshëm
» ORA: Për vendosjen e EULEX-it duhet të pyetet Kosova e jo Beogradi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: