Forum.: | PortaL |:.GalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kuçi: Qëndrimi ndaj planit të OKB-së mund të ndryshojë, kur të ndryshojë përmbajtja e planit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
PerpariMii
Super/Moderator
Super/Moderator


Numri i postimeve : 95
Age : 29
Vendi : LipjaN CiTy
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: Kuçi: Qëndrimi ndaj planit të OKB-së mund të ndryshojë, kur të ndryshojë përmbajtja e planit   Sat Nov 15, 2008 8:39 pm






“Qëndrimi i Kosovës ndaj planit gjashtë pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, mund të ndryshojë me ndryshimin e përmbajtjes së këtij plani”, tha sot zv/kryeministri Hajredin Kuçi, në debatin e organizuar nga AKR-ja me temë: “ Kosova dhe Ballkani pas ndërrimit të administratës amerikane dhe gjashtë pikat e Ban Ki Munit”, ku mori pjesë edhe analisti Janosh Bugajski.


Qëndrimi kundër planit gjashtë pikësh nuk është vetëm i presidentit dhe i kryeministrit të Kosovës, por atë e kundërshton i tërë populli i Kosovës, sepse është tërësisht kundër interesave të vendin tonë. Kështu u shpreh sot zv. kryeministri, Hajredin Kuqi, duke potencuar se ky plan gjashtë pikësh i sekretarit Mun mbetet i papranueshëm për shumë arsye .

“Procesi ka shkuar në rrugën jo të drejtë. E para, është lidhur një marrëveshje me Beogradin dhe pastaj është tentuar që ajo marrëveshje, në një apo në tjetër mënyrë ajo të shitet në Prishtinë. Dhe, e dyta ka qenë gabimi në përmbajtje. Përmbajtja e planit gjashtëpikësh nuk e ka respektuar Kushtetutën e Kosovës, nuk e ka garantuar edhe vet planin e presidentit Ahtisari, që e kemi arritur me Bashkësinë Ndërkombëtare, se garanton tërësinë territoriale, funksionimin e institucioneve demokratike dhe s’ka garantuar një sistem unik në Kosovë”, ka thënë Kuçi.

Në pyetjen e shpeshtë të shtruar nga gazetarët javën e fundit, lidhur me planin 6 pikësh, “se a mund të ndryshojë qëndrimi i Qeverisë së Kosovës në rast të presionit nga jashtë”, zv. kryeministri, Kuçi, tërthorazi dha këtë shpjegim.

“Presioni nuk duhet të shkojë me e ndryshu qëndrimin Kosova, por presioni duhet të shkojë me e ndryshu planin 6 pikësh”, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuçi..

Ndërkaq, analisti nga Instituti për Studime Strategjike në Uashington, Janosh Bugajski, këtë plan e quajti si jo të mirë për Kosovën. Ai njëherësh kërkoi nga diplomacia kosovare aktivitet më të ngjeshur në lobimin për pavarësinë e Kosovës.

“E para, dua të them, që përfaqësuesit institucional kosovarë të jenë më dinamik në veprimtarinë e tyre në Uashington dhe Amerikë. E dyta, që Kongresi në Amerikë të angazhohet në ndihmë Kosovës dhe e treta, që të zhvillohet një kampanjë më e suksesshme për njohje të Kosovës, e për çka, e gjithë kjo kërkon një angazhim më të madh në këtë drejtim”, ka konstatuar Bugajski.

Qëndrimi i popullit të Kosovës “pro Amerikës”, nuk është vetëm qëndrim i një lideri apo qeverie, por vullnet i gjithmbarshëm i popullit të Kosovës”, u tha në këtë takim.

Po ashtu të pranishmit në këtë debat falënderuan për ndihmën amerikane dhënë Kosovës gjatë gjithë proceseve të rëndësishme për vendin tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://wWw.Loqka-ChaT.Tk
 
Kuçi: Qëndrimi ndaj planit të OKB-së mund të ndryshojë, kur të ndryshojë përmbajtja e planit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: