Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Japin dorëheqjen tre eprorë të lartë të FSK

Shko poshtë 
AutoriMesazh
PerpariMii
Super/Moderator
Super/Moderator
PerpariMii


Numri i postimeve : 95
Age : 37
Vendi : LipjaN CiTy
Registration date : 29/09/2008

Japin dorëheqjen tre eprorë të lartë të FSK Empty
MesazhTitulli: Japin dorëheqjen tre eprorë të lartë të FSK   Japin dorëheqjen tre eprorë të lartë të FSK Icon_minitimeTue Jan 27, 2009 7:05 pm

Prishtinë, 27 janar - Nga Forca e Sigurisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme tre eprorë të lartë të saj: Gjeneral brigade Fadil Kodra dhe dy kolonelët Zenun Kodra dhe Raif Preteni. Ata kanë thënë se procesi jo transparent në përzgjedhjen e pjesëtarëve të TMK së në FSK, ndërhyrja direkte e individëve të caktuar brenda bordit për rekrutim, lënia anash e shumë pjesëtarëve të TMK së, i ka shtyrë ata të japin dorëheqjen. Ata u kanë shkruar një letër të cilën ua kanë dërguar presidentit të vendit Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqit, ministrit të FSK së Fehmi Mujota, komandantit të FSK së Sylejman Selimit si dhe bordit për rekrutim, selektim dhe përzgjedhje në FSK. Në letrën e tyre ata sqarojnë se në përzgjedhjen e pjesëtarëve të TMK së për t'u inkuadruar në FSK, ka pasur ndërhyrje direkt të individëve të caktuar brenda bordit për rekrutim. "Lënia anash e shumë pjesëtarëve të TMK së të cilët kanë qenë të përgatitur me kualitet, përgatitje, me kontribut dhe moral të lartë kombëtar e politik, ua tejkalojnë shumicës së atyre që janë pranuar në nivelin e lartë dhe të mesëm të FSK së", thuhet ndër të tjera në këtë letër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wWw.Loqka-ChaT.Tk
 
Japin dorëheqjen tre eprorë të lartë të FSK
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Teknologji e larte

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: