Forum.: | PortaL |:.GalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Priten njohje të reja të vendit tonë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
PerpariMii
Super/Moderator
Super/Moderator


Numri i postimeve : 95
Age : 29
Vendi : LipjaN CiTy
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: Priten njohje të reja të vendit tonë   Tue Jan 27, 2009 7:07 pm

Prishtinë, 27 janar - Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, i drejtuar nga Sabri Hamiti, ka ftuar në mbledhjen e djeshme ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, për të prezantuar projeksionet diplomatike të Kosovës në periudhën në vazhdim. Ministri i Jashtëm, Hyseni, ka prezantuar strukturimin e deritanishëm të MPJ së, si dhe ka paraqitur një ekspoze të gjerë për sukseset dhe sfidat diplomatike të shteti të ri të Kosovës. Kryediplomati i Kosovës ka pohuar se priten njohje të reja të vendit tonë nga një varg vendesh të ndryshme të botës, një pjesë e mirë e të cilave, do të ndërlidhen , simbolikisht, me njëvjetorin e shpallje së pavarësisë së Kosovës, kurse ka shtuar se ministria, të cilën e udhëheq, u ka dërguar nota për njohje 39 vendeve të ndryshme. Në vazhdim Hyseni ka pohuar se shumë shpejtë do të hapen edhe 12 ambasada të reja të Kosovës, duke përfshirë edhe vendet ato në vendet fqinje si Maqedonia e Mali i Zi, pastaj në Kroaci, Slloveni, Hungari, Bullgari, Holandë, Suedi, Kolumbi, Japoni etj. Ai, ndërkaq, ka theksuar se konkursi për 22 ambasadorët e parë të Kosovës do të shpallet në pjesën e parë të shkurtit. Duke vënë në pah rëndësinë që i jep Kosova marrëdhënieve me BE në dhe NATO n, Hyseni ka theksuar se do të emërohen dy oficer ndërlidhjeje me këta mekanizma të fuqishëm ndërkombëtarë, por ka pohuar gjithashtu edhe hapjen e konsulatave në shumë qytete të mëdha të vendeve të fuqishme që na kanë njohur. Një vend të veçantë Hyseni u ka kushtuar edhe nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe të Kosovës me vende të tjera, të cilat reflektojnë pozitivisht në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës por edhe tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Anëtarët e Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme kanë theksuar rëndësinë që ka koordinimi institucional i politikave të jashtme të Kosovës dhe sidomos suksesi në funksionalizimin dhe përparimin e shtetit të Kosovës. Të gjithë ata, ndërkaq, janë pajtuar për peshën që ka diplomacia parlamentare në funksion të lotimit për njohje të reja, por e kanë theksuar edhe mungesën e buxhetit për aktivitetet të tilla parlamentare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://wWw.Loqka-ChaT.Tk
 
Priten njohje të reja të vendit tonë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: