Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Forum.: | PortaL |:.GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Thaçi: 24 marsi i 1999 është ngjarje e madhe historike për Kosovën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
PerpariMii
Super/Moderator
Super/Moderator
PerpariMii


Numri i postimeve : 95
Age : 36
Vendi : LipjaN CiTy
Registration date : 29/09/2008

Thaçi: 24 marsi i 1999 është ngjarje e madhe historike për Kosovën Empty
MesazhTitulli: Thaçi: 24 marsi i 1999 është ngjarje e madhe historike për Kosovën   Thaçi: 24 marsi i 1999 është ngjarje e madhe historike për Kosovën Icon_minitimeTue Mar 24, 2009 10:36 pm

Prishtinë, 24 mars - Kryeministri i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 10 vjetorit të fillimit të intervenimit ushtarak të NATO s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe, në një mesazh ka vlerësuar se intervenimi ushtarak i aleancës më të fuqishme ushtarake të botës, NATO s, kundër forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe më 24 mars 1999 është ngjarje e madhe historike për Kosovën dhe botën demokratike. Thaçi thekson se populli i Kosovës do t'u jetë përgjithmonë mirënjohës vendeve perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera anëtare të NATO s, si dhe miqve kudo që janë për përkrahjen e luftës së drejtë për liri dhe pavarësi. Përfundimi me sukses i fushatës së intervenimit të NATO s, tha më tej Thaçi, hapi kapitull të ri në historinë e Kosovës - kapitullin e lirisë dhe ndërtimit të demokracisë së mirëfilltë. "Po ato shtete që ndihmuan çlirimin e Kosovës, në periudhën e tranzicionit dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për rindërtimin e vendit tonë. Ato shtete vazhdojnë edhe sot të kontribuojnë në ndërtimin dhe sigurinë e Kosovës, në kuadër të misionit ushtarak të KFOR it". Duke gëzuar përkrahjen e shteteve demokratike, Kryeministri Thaçi thekson se vullneti politik i qytetarëve të Kosovës u realizua me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik më 17 shkurt 2008. Shtetin e Kosovës e kanë njohur vendet më të fuqishme të globit dhe procesi i njohjeve vazhdon edhe më tej. "Kosova ka hyrë në vitin e dytë të pavarësisë me një unitet politik të qëndrueshëm, me siguri, paqe dhe tolerancë ndëretnike, me marrëdhënie të mira fqinjësore dhe me angazhim serioz për t'i përmbushur të gjitha kriteret për t'u anëtarësuar në të gjitha mekanizmat euro atlantike dhe për t'u bërë pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare", thekson në fund të mesazhit të tij, Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wWw.Loqka-ChaT.Tk
 
Thaçi: 24 marsi i 1999 është ngjarje e madhe historike për Kosovën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaçi: Kosova është një tregim i suksesshëm
» Sejdiu: Njohje me rendesi te madhe
» Bosnja e Hercegovina nuk do ta njohë Kosovën
» Miratohet teksti përfundimtar i Projektrezolutës për Kosovën
» Thaçi: Kundër ndarjes së vendit në baza etnike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: