Forum.: | PortaL |:.GalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjermania i jap Kosovës 23 milion euro për projekte zhvillimore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
f0xEr
AdministratoR/WebmasteR
AdministratoR/WebmasteR


Numri i postimeve : 37
Age : 28
Vendi : Babush - LIPJAN
Registration date : 25/09/2008

MesazhTitulli: Gjermania i jap Kosovës 23 milion euro për projekte zhvillimore   Sat Sep 27, 2008 4:23 am

Qeveria gjermane ka vendosur që t'i japë 23 milionë euro për projekte zhvillimore, ekonomike dhe shoqërore, të Kosovës. Rezultat i kësaj, sipas qeveritarëve gjermanë, kanë qenë bisedimet ndër-qeveritare gjermano-kosovare, të cilat, deri në fund të javës së kaluar, janë zhvilluar në Prishtinë, që ishin bisedimet e para zyrtare mes Qeverisë gjermane e kosovare, që kur Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës, më 20 shkurt të këtij viti.
Qeveria gjermane ka vendosur, që t'i japë 23 milionë euro për projekte të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Kjo marrëveshje është arritur përmes bisedimeve ndër-qeveritare gjermano-kosovare, të cilat deri në fund të javës së kaluar janë zhvilluar në Prishtinë, thuhet në komunikatën zyrtare të Ministrisë gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, botuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie.
Në deklaratën zyrtare të Ministrisë gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, kushtuar bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, mes tjerash thuhet se “këto janë bisedimet e para zyrtare mes Qeverisë gjermane e kosovare, që kur Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës më 20 shkurt të këtij viti. Me vendimin për dhënien e këtyre parave thuhet se “Qeveria gjermane dëshiron të theksojë gatishmërinë e saj për të ndihmuar shtetin më të ri në Evropë, dëshmi kjo e shprehur edhe në konferencën donatore të mbajtur në korrik të këtij viti”.
Paraja gjermane thuhet aty, para së gjithash duhet të shfrytëzohet për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe me drita për popullsinë e Kosovës, si dhe për të ndihmuar ngritjen dhe forcimin ekonomik të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme ekonomike në Kosovë. Me këto para Qeveria gjermane dëshiron të përmirësojë efikasitetin e sipërmarrjeve në Kosovë dhe gjithashtu të ndihmojë në plasimin e prodhimeve të tyre në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Gjithashtu qeveria gjermane dëshiron që një pjesë e këtyre parave të vihet në dispozicion për kredi, për sipërmarrjet kosovare, në mënyrë që t’iu ndihmohet atyre. Qëllimi kryesor i Qeverisë gjermane, thuhet në komunikatën e Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, është që të ndihmohet në gjallërimin e ekonomisë së Kosovës, ngritjen e vendeve të punës dhe hapjen e perspektivës për njerëzit e rinj të Kosovës.
Përkrah kësaj në bisedimet ndërmjet të dy qeverive, asaj të Gjermanisë dhe Kosovës është theksuar se për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, kusht është luftimi i korrupsionit.
Gjithashtu Berlini zyrtar ka potencuar në vazhdimësi rëndësinë e respektimit të drejtëve të minoriteteve në Kosovë .

Gjermania, së bashku me SHBA, janë financuesit kryesor të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Deri më tani Gjermani ka ndihmuar Kosovën me 240 milionë euro
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://Www.LoQka-Chat.Tk
 
Gjermania i jap Kosovës 23 milion euro për projekte zhvillimore
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: