Forum.: | PortaL |:.GalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sejdiu: Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, veprimtarë të shquar për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
PerpariMii
Super/Moderator
Super/Moderator


Numri i postimeve : 95
Age : 29
Vendi : LipjaN CiTy
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: Sejdiu: Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, veprimtarë të shquar për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës   Tue Mar 24, 2009 10:34 pm

Mitrovicë, 24 mars - Me një akademi përkujtimore, që u mbajt nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Dr. Fatmir Sejdiu, sot në Mitrovicë është shënuar 10-vjetori i vrasjes së dy atdhetarëve të shquar: Latif Berishës dhe Agim Hajrizit, të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999. Në akademi, ku merrnin pjesë zyrtarë, qeveritarë, familjarë dhe shumë qytetarë të Mitrovicës, për figurën e Latif Berishës dhe Agim Hajrzit, dy veprimtarëve të shquar për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës, foli Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. "Jemi mbledhur sot, këtu në Mitrovicë, për t'i përkujtuar e për t'i nderuar veprimtarët e shquar për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës, profesor Latif Berisha dhe z. Agim Hajrizi, të cilët u vranë, si sot dhjetë vjet më parë, në pragun e shtëpisë së tyre, nga forcat e një regjimi të kriminalizuar në të gjithë hierarkinë e vet shtetërore", tha në fillim të fjalës së tij Presidenti Sejdiu. Duke folur për figurën e Latif Berishës, Presidenti Sejdiu tha se ai ishte poet, profesor, studiues e veprimtar i dalluar politik. "Shëmbëlltyra e tij rrezatonte urtësi të veçantë, e cila reflektohej në frymën e mirëkuptimit, të afrisë dhe të bashkëpunimit kudo që vepronte ai, qoftë në jetën kulturore, qoftë në atë politike e shoqërore. Me një fjalë, profesor Latif Berisha ishte shembull i njeriut të urtë e të qetë, shembull i veçantë në vepër e në jetë", nënvizoi Presidenti, i cili me këtë rast kujtoi Latif Berishën edhe si pishtar i arsimit, sidomos atij universitar, ku, siç tha, i kaloi çastet më kulmore të jetës së tij krijuese e profesionale. Fat të njëjtë me bashkëveprimtarin e tij, profesor Latif Berishën, vijoi Presidenti Sejdiu, pati edhe Agim Hajrizi, jeta e të cilët u shua në ditën kur po agonte shkëndija e lirisë së Kosovës, më 24 mars 1999. Agim Hajrizi ka qenë kryetar i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në një kohë kur edhe veprimtaria sindikale, njësoj si çdo veprimtari tjetër, ishte tepër e rrezikshme. "Pikërisht për shkak të kësaj veprimtarie të palodhshme qytetare e kombëtare, ai u ekzekutua bashkë me nënën dhe të birin e tij, Ilirin. Kështu, një tragjedi tjetër, në lumin e pafund të tragjedive që po përjetonte përditë populli ynë, iu shtua Mitrovicës e Kosovës. Një dramë tjetër tmerri nga ato që mund dhe dinë t'i bëjnë vetëm forcat më të errëta të shoqërisë njerëzore, të cilat, atë kohë, nxiteshin dhe dirigjoheshin drejtpërdrejt nga kreu shtetëror serb", tha Presidenti Sejdiu. Por për fat të keq, vijoi Presidenti, dhjetë vjet pas atyre ngjarjeve të rënda, Mitrovica dhe pjesa veriore e vendit tonë ballafaqohet me struktura që mbjellin krim ekonomik dhe politik, me qëllimin e vetëm që ta mbajnë këtë pjesë në gjendje kaotike dhe të proklamojnë pastaj se Kosova nuk është vend stabil dhe nuk mund të qëndrojë më vete si shtet i pavarur e sovran. Por Presidenti tha se për ato struktura ka përgjigje të përhershme nga Republika e Kosovës. "Ata që nxisin dhunë dhe anarki nuk do t'ia dalin të na zmbrapsin në këtë udhë të shenjtë, ashtu siç nuk ia dolën dhjetë vjet më parë të na zhbëjnë nga faqja e dheut ata që bënin thirrje për të na hedhur të gjithëve në ujërat e Adriatikut", theksoi Presidenti. Në vijim të fjalës së tij Presidenti Sejdiu tha se Republika e Kosovës ka dhënë dëshmi të bollshme se është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë fqinjët e saj për ndërtimin e një të ardhmeje prosperuese për të gjithë rajonin, por theksoi se ajo nuk është e gatshme të heqë dorë për asnjë çmim nga mbrojtja e interesave të saj shtetërore e nacionale, nga integriteti territorial dhe nga sovraniteti shtetëror. "Kosova është vend demokratik dhe i pavarur dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, edhe ata që ende mendojnë se mund ta përmbysin rrjedhën e historisë dhe ta ndalojnë procesin e pakthyeshëm të integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike", tha mes tjerash Presidenbti Sejdiu në këtë akademi përkujtimore. Ne kete akdemi foli edhe kreu i Mitrovices Bajram Rexhepi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://wWw.Loqka-ChaT.Tk
 
Sejdiu: Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, veprimtarë të shquar për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Warcraft :: World of Warcraft-
Kërce tek: