Forum.: | PortaL |:.GalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fjalori informatik...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Go0s3
Super/Moderator
Super/Moderator


Numri i postimeve : 64
Age : 24
Vendi : En Pc
Registration date : 26/09/2008

MesazhTitulli: Fjalori informatik...   Mon Sep 29, 2008 10:31 pm

O

OCW / Shqip: OCW // MITOPENCOURSEWARE është iniciativë e Fondacionit William dhe Flora Hewlett, Fondacionit Andrew W. Mellon dhe MIT. Qëllimet e OCW janë publikimi falas i materialeve të lëndëve mësimore të MIT për edukatorët,... .

OLED / Shqip: OLED // OLED është shkurtesë për Organic LED. Këto Light Emitting Diode (LED) përbëhën nga molekulat organike. Kjo lejon krijimin e LED më të vogla të cilat mund të përdoren për ekrana OLED që do të jenë më të hollë,... .

one's-complement / Shqip: një-komplementi // Reprezentim i numrit me shenjë në sistem binar. Ndryshe nga matematika kur numri negativ shënohet me shenjën minus (-), në sistemet digjitale kjo mund të arrihet kur numri 1 kthehet në 0, dhe ai 0 në 1.... .

OOP / Shqip: OOP // Shkurtesë për Object-Oriented Programming. Programimi i orientuar në objekte është një ndër paradigmat (modelet) e gjuhëve programuese. Ky model bazohet në krijimin e tërësive të quajtura objekte, për dallim nga modelet tjera (psh modeli procedural a... .

open source / Shqip: open source (Kodi i Hapur) //Open Source në përgjithsi i referohet programit, kodi i të cilit është i hapur dhe i gatshëm për publikun e përgjithshëm për përdorim, ndryshim e përhapje falas. Në përgjithsi kodi open-source krijohet nga kontributi i shumë programerëve,... .

OpenGL / Shqip: OpenGL // Open Graphics Library është standardi industrial për aplikimin e API për definimin e 2D dhe 3D pamjeve grafike. Para krijimit të OpenGL nevojiteshin aplikacione grafike për çdo sistem operativ dhe platformë.... .

OR / Shqip: OR // Lloj i derës (gate) logjike ku rezultati është 1 në rast se së paku një nga hyrjet është 1, ndërsa 0 vetëm kur dy hyrjet janë 0. .

OSD / Shqip: OSD // (I) Shkurtesë për on-screen display. OSD është imazh i mbivendosur në ekran. Ky imazh zakonisht shërben për të bashkëvepruar me pajisjen me anë të instruksioneve që shfaqen në ekran. OSD zakonisht përdoret për pajisjet si TV,... .

OSPF / Shqip: OSPF // OSPF shkurtesë për Open Shortest Path First. OSPF është protokol rrugëtues autonom (IGP) i tipit "link-state". Ky protokol përdor algoritmin e njohur të Dijkstra (lexo: dekstra) për të gjetur rrugën më të shkurtër në pemë (Ang: tree) prej burimit në... .

overclock / Shqip: sipërmatje // Procesi i caktimit të shpejtësisë së procesorit mbi shpejtësinë e lejuar apo të caktuar. Gjatë këtij procesi (Overclocking) ndryshon forca elektrike në procesor dhe si pasojë nevojitet sistem i mirë ftohës. Në shumë raste ftohja nuk është e mjaftueshme dhe procesor... .

P

P2P / Shqip: P2P // P2P ose peer-to-peer, është model i komunikimit ku dy makina janë në lidhje direkte dhe jo përmes ndonjë makine në mes. Në P2P çdo makinë në lidhje mund të fillon ose ndal lidhjen. Zakonisht në P2P të dy makinat kanë mundësi klient dhe server.... .

packet / Shqip: paketi // (I) Paketi është njësi trasmentuese e të dhënave që përbëhet nga informatat binare. Secila paketë përmban sasi të të dhënave. Gjatësia maksimale e paketit varet nga mjeti i komunikimit, p.sh në teknologjinë Ethernet,... .

partition / Shqip: particion // Pjesë e ndarë e diskut. Particionet zakonisht përdoren për të ndarë sistemin operativ nga skedat e tjera. Një disk 1 GB mund të ndahet në dy particione 500 MB. Sistemi i skedave qëndron në particion dhe një kompjuter mund të ketë particione të SS të ... .

PB / Shqip: PB // PB është shkurtesë për Peta Bajta. Vlera e një PB është 1,024 TB apo 2 në fuqinë 50. Një PB është 1,125,899,906,842,624 Bajta. .
PC / Shqip: PC // (I) Shkurtesë për kompjuter personal (Ang: Personal Computer). Fillimisht PC iu është referuar IBM PC që janë prodhuar nga IBM, para serive PS/2. Çdo kompjuter i përputhshëm me atë të IBM quhet PC. Tani PC poashtu i referohet gati çfarëdo komjuteri ... .

PCB / Shqip: PCB // PCB është shkurtesë për Printed Circuit Board. Kjo është pllakë në të cilen vendosen RAM modulet, qipat e ndryshëm dhe elektronika e nevojshme për t'a mundësuar funksionimin e një kompjuteri apo pajisje.... .

PCMCIA / Shqip: PCMCIA // Akronim për Personal Computer Memory Card International Association. Kjo organizatë zhvillon standarde që definojne karakteristikat fizike, elektronike, softuerike të pajisjeve të vogla të madhësisë së kartelave kreditore.... .

PDP / Shqip: Protokoli PDP // (I) Çdo protokol që transmeton shënimet në formë të paketave si IP ose X.25. // (II)Paraardhësi i VAX arkitekturës nga Digital Equipment Corporation )DEC) // (III) Segment i rrjetit që përkrahë mekanizma përmes të cilave funksionet e mirëmbajtjës së ... .

PDP-7 / Shqip: PDP-7 // PDP-7 është minikompjuter i prodhuar nga Digital Equipment Corporation (DEC) me 1965. Ky minikompjuter është i pari që ka përdorur Flip Chip teknologjinë dhe kushtonte $72,000, lirë për standardet e viteve 60-ta.... .

Perl / Shqip: Perl // Shkurtesë për "Practical Extraction and Reporting Language". Perl është gjuhe interpretuese skriptuese e dizajnuar më shumë për procesim të teksteve. Zhvillimi i Perl-it ka filluar në vitin 1987 nga Larry Wall dhe është zhvilluar si open source.... .

perpendicular / Shqip: perpendikular // (I) Teknologjia perpendikulare lejon ruajtje të kapacitetit të lartë duke përdorur regjistrim vertikal. Kjo lejon dyfishimin e kapacitetit për disqet tradicionale. Pritet se disqet e tilla mund të arrijnë kapacitet 230 GB për inq katror.... .

PGP / Shqip: PGP // PGP është shkurtesë për Pretty Good Privacy. PGP paraqet një aplikacion i cili shfrytëzohet për enkriptim të sigurtë të informatave. Çka e dallon PGP-ën nga aplikacionet tjera është aplikimi i enkriptimit asimetrik.... .

photon / Shqip: foton // Foton është njësia e energjisë elektromagnetike. Fotonet gjithashtu konsiderohen grimca të energjisë së dritës. Fotone të cilat njeriu mund t'i shoh janë ato të dritës ndërsa ato të cilat nuk mund t'i shoh janë në radio valë,... .

PHP / Shqip: PHP // PHP është gjuhë skriptuese e dedikuar për të zhvilluar web aplikacione. PHP (PHP është shkurtese rekurzive e "Hypertext Preprocessor") është njëra ndër gjuhet më të përhapura skriptuese që janë të bazuara në burimet e hapura (Open Source).... .

PoE / Shqip: PoE // PoE apo Power over Ethernet, është teknologji e cila i lejon sistemeve të mbartin rrymën elektrike, së bashku me shënime, përmes telave standard çift nëpër rrjetin Ethernet. Kjo teknologji është shumë e dobishme për pajisjet si IP telefonat (shih: Vo... .

point-to-point / Shqip: pikë-në-pikë // Lloj i qarkut që lidhë dy pika drejtpërdrejt. Lidhja logjike mes dy pikave nuk kalon nëpër pika tjera edhe pse lidhja fizike zakonisht kalon. Këto qarqe njihen edhe si lidhje të kushtuara (ang: dedicated).... .

polygon / Shqip: poligon // (I) Poligoni është figurë e mbyllur gjeometrike e përbër nga 3 apo më shumë brinjë. Poligon i drejtë është ai që i ka brinjët e barabarta. // (II) Poligon nënkupton detalizimin e objekteve 3D. Sa më shumë poligone aq më shumë detale mund të paraqite... .

postfix / Shqip: postfix // Shërbim për dërgimin e e-postës i paraparë për zëvendësimin e Sendmail. postfix punon në Linux, UNIX, HP-UX, Solaris dhe Mac OS X. Ky shërbim është zhvilluar nga Wietse Venema. .

POTS / Shqip: POTS // Kjo është shkurtesë për Plain Old Telephone Service. Kjo nënkupton shërbimin themelorë telefonik që ofron vetëm një lidhje telefonike në rrjetin "switched" publik. Funksionet e vetme të mundshme janë pranimi dhe bërja e thirrjeve.... .

prime number / Shqip: numëri prim // Në matematikë, numrat e thjeshtë (Ang: prime numbers), janë të gjithë numrat natyral më të mëdhenj se 1, të cilët plotëpjestohen me vetëm vetveten dhe me numrin 1. Numrat natyral që janë më të mëdhenj se 1,... .

pseudocode / Shqip: pseudokod // Pseudokodi është formë e përgjithshme se si të zgjidhet një problem i caktuar pa detaje sintaksore. Pseudokodi është përshkrim se si punon një algoritëm zakonisht me anë të fjalëve duke i evituar detajet sintaksore të gjuhëve programuese.... .

Q
QoS / Shqip: QoS // Shkurtesa për Quality of Service. Kjo mundësi ose aftësi e teknologjive lejon caktimin e përparësisë dhe garanton hapësirën transmetuese (ang: bandwidth) për aplikacione specifike në rrjet. Kjo lejon arritjen e cilësisë së kërkuar nga ana e aplikacio... .

quark / Shqip: kuark // Kuarket janë një nga dy grupet e njohura të grimcave nënatomike që deri sot nuk janë ndarë. Këto janë grimca që njihen si njësitë më të vogla të materies. Ekzistojnë 12 grimca themelore, gjashtë kuarke dhe gjashtë leptone.... .

QuickTime / Shqip: QuickTime // Formati për video i zhvilluar nga Apple. QuickTime është i paraparë për faqe të internetit dhe përkrahë edhe zërin. Skema e kompresionit e përdorur në këtë format është ideale për internet. Vëzhgimi i QuickTime skedave bëhët përmes plugin që mund të ... .

qwerty / Shqip: qwerty // Qwerty është formacion i tastaturës së kompjuterit (më herët e përdorur për shtypshkronjë). Emri i formacionit apo shpërndarjës së pullave vjen nga pozita e germave Q, W, E, R, T dhe Y të cilat janë të vendosura në rreshtin e parë të germave po në kë... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Fjalori informatik...
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: PC & Console :: Tutorials/Mesime-
Kërce tek: